Hidromorava

Malësia me tri shtëpi të reja për skamnorët

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Këshilli organizativ i Breznicës në bashkëpunim me Fondi Humanitar të Kosovës Lindore, ka filluar ndërtimin e 3 shtëpive në Malësinë e Bujanocit, kështu duke i siguruar kulm mbi kokë 2 familjeve me kushte të vështira finansiare në Breznicë të poshtme dhe të epërme dhe një në fshatin Bilinicë të Malësisë.

Breznicasit edhe njëherë u bënë shembëlltyrë për të tjerët. Këshilli organizativ i Breznicës po tregonë një humanitet i cili nuk din kufij, nuk njeh moshë as nuk njeh gjini, kështu duke siguruar që me pjesmarrje të barabartë me Fondin Humanitarë të Kosovës Lindore të nisin së ndërtuari tri shtëpi për skamnorët, për familjet që deri më sot nuk kishin ëndërruar se fëmijët e tyre do të gëzoheshin, të jetojnë të sigurtë dhe të ndjejnë ngrohtësi.

Shtëpia e parë e cila ka filluar të ndërtohet është në fshatin Breznicë e poshtme, për familjen e Zeqirja Kadriut, familje kjo e cila akoma mendonë se kjo është një ëndërr, dhe nuk u besojnë syve se ka akoma njerëz të vullnetit të mirë që nuk i kanë lënë në harresë.

Shtëpia ka filluar të ndërtohet 3 javë më parë, janë vetëm kushtet klimatike ato të cilat po i ngadalësojnë punët në vazhdimin e punimeve. DSCN4499E njejta gjë është edhe në Breznicën e epërme në familjen e Elami Jonuzit, një familje në kushte të rënda finansiare dhe me një fëmijë me të meta psiqike. Kryefamiljari Jonuzi thotë se, është i kënaqur shum që më në fund edhe ai do të ketë një kulm mbi kokë, falënderimi nuk është vetëm me fjalë, ai nga thellësia e zemrës falënderon Këshillin organizativ të fshatit Breznicë dhe FHKL, që i kanë mundësuar të ketë shtëpin e re.

Jo kotë theksuam se breznicasit janë shembull për të tjerët, nuk është vetëm Breznica që ka përfituar shtëpi të reja, edhe pse jo me shumë shtëpi, Bilinica e Malësisë së Bujanocit, do ti gëzohet këtij fati.

UBT

Familja e Selajdinit Xhemailit është ajo e cila deri më sot ishte me shpresa të humbura sepse kushtet e vështira finansiare kryefamiljarin e mbështetën për muri dhe nuk kishte si t’ia siguronte fëmijëve të vetë kulmin mbi kokë, edhe kjo shtëpi po ndërtohet me iniciativën e Këshillit organizativ të fshatiti Breznicë dhe Fondit Humanitar për Kosovën Lindore. Selajdini thot se, është shumë i lumtur që ëndrra e tijë u plotsua të ket një kulm mbi kokë dhe në të ardhmën do ta ketë më të lehtë të i siguoj familjes së tijë një jetë më komode duke mos harruar falënderimet për ata që kanë kontribouar në këtë drejtim.

Këshilli organizativ i Breznicës ka kontribuar në ndërtimin e shtëpive në Malësi të Bujanocit edhe atë duke siguruar 50% të mjeteve ndërsa gjysmen tjetër Fondi Humanitar i Kosovës Lindore. Edhe në të ardhmën këshilli organizativ do të siguroj mjete për t’i dalë në ndihmë banorëve të Malësisë, tha Nazmi Duraku nga këshilli organizativ. Duraku është një humanist i palodhshëm, një njeri që shumë më pak i kushtonë vetës së tij në krahasim me kontriboutin humanitarë për të ndihmuar skamnorët, kudo qofshin ata.

Edhe Tahir Bilalli nga këshilli organizativ thotë se, “është i kënaqur me ecurinë e punimeve rreth ndërtimit të shtpëive në Malësi por më së shumti ndanë gëzim që këshilli në fjalë ka arritur të sigurojë 50% të mjetev për ndërtimin e shtëpive duke falënderuar bashkëatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë nëpër Evropë. Vlenë të theksohet se në Bilinicë firma ndertimore “Faton Beqiri” nga Bujanoci në mënyrë vullnetare i kanë kryer punët fizike rreth ndërtimit të shtëpisë. Pronari i firmes nga thekson se, shum lehtë është me ndërtu shtëpi në Bujanoc por vështirë është nē Malësi.

Faza e parë e ndërtimit të shtëpive duhet të përfundojë para festës së Fitër Bajramit që të gjithë të i gëzohen edhe festës e në veçanti shtëpisë së re./BujanociNet/