Malësia e Bujanocit po shuhet?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Selami Bajrami kryetar i Bashkësisë Lokale në Suharnë të Bujanocit thotë për rajonipress se Malësia e Bujanocit çdo ditë po shuhet ngaqë nga 347 shtëpi sa kishte dikur tani kanë mbetur vetëm 12 prej tyre. Bajrami akuzon pushtetin komunal në Bujanoc se asnjë cent nuk e ka investuar në fshatrat Suharne , Pribovc, Zarbincë dhe Novosellë.

E njohur si Malësia e Bujanocit që përfshinë fshatrat Suharne, Pribovc, Zarbincë e Novosellë , dikur kishte 347 shtëpi me 3100 banor, kurse tani kanë mbetur vetëm 12 familje me 100 anëtar.

Ky fakt e brengosë me të madhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Suharne, Selami Bajramin. Bajrami për rajonipress me shumë shqetësim rrëfen për jetën e atjeshme dhe për diskriminimin që po i bënë pushteti komunal në Bujanoc këtyre fshatrave.”Pushteti aktual në Bujanoc po na diskriminon dhe po na përbuzë sepse asnjë investim nuk e ka bërë në këto fshatra. Asnjë rrugë nuk është asfaltuar, asnjë fshatar nuk është i punësuar. Kurrë në jetën e tyre nuk na kanë vizituar për të parë se si jetohet në këto anë” rrëfen Bajrami.

Eco Higjiena

Bajrami i cili thotë se ka qenë pjesëtar i UÇPMB-së shprehet se është e dhimbshme kur në këto fshatra sheh vetëm 2 apo tre nxënës që shkojnë në shkollë. “E tërë Malësia është vendosur në Gjilan kurse çdo ditë politikanët shqiptarë në Bujanoc e Gjilan bëjnë apele për kthim. E çka po përfitojmë ne që po jetojmë atje që po e shohim të zitë e ullirit” shprehet Bajrami.

“Malësia po shuhet kurse mua dhe të tjerëve që jetojmë atje nuk na ka mbetur asnjë motiv për të mbrojtur trevat shqiptare. Këto fshatrat që po braktisen çdo ditë në të ardhmen parashihet të shndërrohen në poligone të xhandarmërisë serbe” thotë Bajrami.

Ai mendon se pushteti komunal në Bujanoc duhet t`i ndihmojë familjet e mbetura atje, por edhe të përkrah kthimin e familjeve të interesuara./rajonipress/