FITORJA

Malala Yousafzai, favorite për çmimin Nobel për paqe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ashtu si në sezonin e çmimeve Oscar, koha para njoftimit të fituesit të Çmimit Nobel për Paqe, mbushet me spekulime se kush do të jetë fituesi.

Komiteti Norvegjez për Nobel ka publikuar listën e ngushtë të favoritëve, për fituesin që shpallet të premten më 11 tetor.

Në krye të listës është 16 vjeçarja, Malala Yousafzai, një aktiviste pakistaneze e cila interesohet për arsimim të femrës.

Yousafzai ishte qëlluar me armë zjarri nga talebanët tetorin e kaluar, dhe shërimi i saj ishte cilësuar si mrekulli.

“Ndjej sikur kjo jetë nuk është jeta ime. Është jetë e dytë”, kishte shkruar ajo në autobiografinë e saj “Unë jam Malala”.

“Njerëzit kanë lutur Zotin për të më shpëtuar mua dhe unë mbijetova për një arsye, të shfrytëzoj jetën time për të ndihmuar njerëzit”, ka shkruar më tej ajo.

ARKATANA

Nëse, Yousafzai do të shpallet fituese e Çmimit Nobel për Paqe, ajo si 16 vjeçare do të bëhet fituesja më e re në moshë.

Mosha mesatare e fituesve të mëparshëm të këtij çmimi ishte 62, ndërsa fituesi më i ri ishte gazetari nga Jemeni Tawakkol Karman, i cili u nderua me këtë çmim në vitin 2011 në moshën 32 vjeçare.

Konkurrentët kryesor tjerë për Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit, bazuar në Komitetin Norvegjez për Nobel me seli në Oslo, janë edhe përkrahësja e Paqes, Motra Mary Tarcisia Lakot nga Uganda, si dhe aktivistet ruse Lyudmila Alexeyeva, Svetlana Gannushkina dhe Lilya Shibanova etj.

Çmimi Nobel, zgjedhur nga Komiteti Norvegjez i Nobelit, ndanë çmimin që nga viti 1901.

Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi përfshijnë shqiptaren Nënë Tereza, Martin Luther King Jr dhe presidentin Barack Obama.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.