Hidromorava

Malajzia “liron” sportistët e saj nga agjërimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Londër – Zyrtarët e Komitetit Olimpik të Malajzisë, kanë bërë të ditur se sportistët e këtij vendi me shumicë të popullsisë islame, janë liruar të mos agjërojnë muajin e madhërishëm të Ramazanit, derisa do të garojnë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.

Olimpiada “Londra 2012” që hapet të premten mbrëma, për herë të parë do të mbahet gjatë muajit të Ramazanit pas Lojërave Olimpike “Moska 1980”.

ARKATANA

Gjatë muajit të Ramazanit, që nisi javën e shkuar, myslimanët obligohen të agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim. Mirëpo, një zyrtar i Komitetit Olimpik të Malajzisë ka bërë të ditur se autoritetit fetare, kanë dhënë lejen që sportistët e këtij vendi mund të agjërojnë Ramazanin pas përfundimit të Olimpiadës “Londra 2012”. Sipas tyre, ata nuk do të agjërojnë gjatë kohës së Olimpiadës, pasi po garojnë për nderin e shtetit të tyre në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare sportive.

“Atletët tanë po shkojnë në Olimpiadë për t’i sjellë famë shtetit tonë. Ata mund të agjërojnë pasi të përfundojë Olimpiada dhe kur të kthehen në Malajzi”, tha Mufti Harussani Zakaria, njëri prej zyrtarëve kryesorë të fesë islame në këtë vend. “Kurani i madhërishëm thotë se nëse ke një mision për ta kompletuar, atëherë mund ta shtysh agjërimin. Mirëpo, duhet t’i zëvendësosh ditët që nuk i ke agjëruar” (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.