Makolli uron diasporën për Fitër Bajram
Me rastin e Fitër Bajramit, festës më të madhe të komunitetit islam, ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, nëpërmjet një telegrami, i ka uruar të gjithë bashkatdhetarët që i përkasin fesë islame, për këtë festë.
“Më lejoni t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e festës së Fitër Bajramit. Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të mëshirës dhe të sakrificës, uroj që lutjet tuaja të jenë pranuar:, thotë ministri Makolli.
Në këtë ditë festive, sipas tij, paqja, vëllazëria, begatia dhe lumturia qofshin gjithmonë pjesë e familjeve tuaja, kudo ku ndodhen.
“Një urim të veçantë për të gjithë mërgimtarët tanë që këtë festë e festojnë larg familjes dhe vendlindjes. Prandaj, me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në telegramin e ministrit Makolli.