FIDANISHTJA

Makolli: Qeverisja nga AAK-ja i ka sjellë pasoja Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Diasporës, njëherësh nënpresidenti i AKR-së Ibrahim Makolli, ka porositur kryetarin e Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj që të mos merret me punët e ARK-së. Ky reagim i Makollit vjen pasi Lekaj një ditë më herët ka thënë se AKR duhet të dalë nga Qeveria e Kosovës për t’ia lëshuar vendin AAK-së.

Makolli për ORAinfo.com ka pohuar se Lekaj me këtë rast ka shprehur apetitet e subjektit të tij politikë që me çdo kusht të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Pal Lekaj mund të flas vetëm për AAK-në, por nuk mundet ë flas për AKR-në. Askush nuk e ka kërkuar mendimin e Pal Lekajt për vlerësimin e një subjekti tjetër politik”, është shprehur Makolli.

Sipas tij, Qeverisja e AAK-së në të kaluarën ka qenë zhgënjyese për qytetarët e vendit.

ARKATANA

“Ajo që mund të them është se ky vend e ka provuar Qeverisjen e AAK-së dy mandate radhazi dhe unë besoi që është e vetëdijshme për pasojat që i ka shkaktuar kjo qeverisje”, ka pohuar ai.

Makolli ka thënë se si parti nuk kanë marr ndonjë qëndrim nëse do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, në rast se AAK do t’i bashkohet Qeverisë.

“Nuk e kemi menduar dhe as nuk e kemi biseduar as me partnerin e koalicionit as brenda vetës. Ajo çka mund të them është se koalicioni po funksionon dhe po vepron sipas dinamikës dhe planit të Qeverisë dhe në këtë kuadër nuk ka pas dhe nuk ka asnjë pakënaqësi. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.