Makolli: Qershori nuk garanton zgjedhje të drejta dhe të lira

Edhe Ibrahim Makolli nga AKR thotë se shkuarja në zgjedhje më 8 qershor, është kohë kur nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta.
Makolli në një prononcim për Express, ka thënë se do të duhej që Kuvendi ta votonte edhe Ligjin për zgjedhjet, e më pas të shkohej në zgjedhje.
“Ne besojmë shumë që nesër do votohet për themelimin e FAK’ut ndërkaq tashmë qëndrimi i AKR’së sa i përket datës së mundshme të zgjedhjeve paralamentare që është përmend data 8 qershor, konsiderojmë se as teknikisht e as politikisht nuk do të ketë mundësi të organizohen zgjedhjet e lira të drejta.Një nga ligjet që do të duhej të votohej në Kuvend është edhe ligji për zgjedhjet. Zgjedhjet e ardhshme paralamentare do të duhej të mbaheshin me ligjin e ri e jo me ligjin ekzistues”, ka thënë Makolli për Gazetën Express.