Uji Dea

Makolli: Pacolli për president, zgjedhjet këtë vit

/ 2 minuta lexim
KV

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se duhet të respektohet marrëveshja e arritur për zgjedhjen e presidentit të vendit, në mes të Thaçit, Pacollit dhe Mustafës.

“AKR-ja si parti politike e përgjegjshme edhe në këtë rast i qëndron besnike marrëveshjes së arritur”, ka thënë Makolli për “Epoka e Re”. “Ka rrethana të jashtëzakonshme të cilat edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës i parasheh.

Pra, në rrethana të jashtëzakonshme mund të shtyhen edhe zgjedhjet. Por, tani ne po flasim për një gjendje normale të një procesi që do duhet të ndodhë. Andaj, nuk ka asnjë arsye që të mos respektohet marrëveshja e arritur mes tri partive politike”.

Makolli deklaron se AKR-ja për president të vendit do ta ketë kandidatin e njëjtë, Behegjet Pacollin.

FIDANISHTJA

“Mendojmë se Pacolli ka treguar një përkushtim shumë cilësor dhe unik për ato ditë sa ka qenë president i vendit”, ka thënë Makolli.

Në kuadër të arritjes së kësaj marrëveshje është paraparë të ndodhin ndryshime të nevojshme kushtetuese, ku, ndër të tjera, parashihet zgjedhja e presidentit të Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese është duke i shqyrtuar amendamentet e ndryshuara dhe në çastin që konstaton se amendamentet e ndryshuara janë në rregull, Kuvendi i miraton ato. Pastaj, presidentja e ka për obligim t’i shpallë zgjedhjet presidenciale – nëse partitë politike nuk vendosin ndryshe duke nxjerrë një rezolutë tjetër, e cila e shfuqizon atë të miratuar në Kuvend në vitin e kaluar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.