Makolli: Me Serbinë duhet të bisedohet
Ibrahim Makolli thotë se kërkesa për referendum bëhet nga njerëz të cilët i frikësohen përgjegjësisë. Sipas tij, nuk ka nevojë të organizohet referendum për bisedimet me Serbinë, por thotë se me Serbinë duhet të bisedohet, por gjatë këtyre bisedimeve assesi nuk do të bisedohet për rregullimin e brendshëm, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli thotë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar për mrekulli, andaj nuk sheh arsye për ndryshim të koalicionit. Sipas tij, nëse AAK-ja pranon të bëhet pjesë e Qeverisë, atëherë edhe AKR-ja do ta këtë qëndrimin e saj me kohë për këtë çështje.
Duke folur rreth ndryshimeve kushtetuese, ai ka thënë se AKR-ja do ta japë kontributin e vet derisa ato të vijnë në Kuvendi, por nuk do t’i votojë ato nëse nuk respektohet marrëveshja për presidentin. Sipas tij, nëse me mosrespektimin e marrëveshjes rrezikohen shumë procese në vend.