Makolli: Koalicioni i aftë për gjithçka!
Nuk beson se do të këtë ndryshime të koalicionit qeverisës, pasi që nuk do të sillte rezultate pozitive, por do të prodhonte efekte të cilat nuk do të shkonin në favor të shtetit të Kosovës.
Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, nënkryetari i parë i AKR-së, njëherësh ministër i Diasporës, Ibrahim Makolli thotë se koalicioni i tanishëm qeverisës është i aftë që ta përballojë situatën nëpër të cilën po kalon Kosova, ndërsa thekson se spekulimet e fundit rreth ndryshimit të koalicionit vetëm as po e dëmtojnë Kosovën.
“Natyrisht në këtë vazhdim të dialogut, paraprakisht duhet të realizohen marrëveshjet të cilat janë arritur në Bruksel, dhe pas zbatimit të tyre në praktikë, atëherë ka arsye që vazhdohet me çështjet e tjera të cilat i preokupojnë edhe qytetarët e Kosovës. Por duhet të kuptohet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk ka nevojë që të frikohet nga askush që të zhvillojë biseda për çështje të caktuara”, ka thënë Makolli.