KKVITI

Makolli e Gashi në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në takim drejtuesit e degës së AKR-së në Kamenicë kanë kërkuar mbështetje më të madhe nga partia në mënyrë që Kamenica si njëra nga degët më të fuqishme në Kosovë të rikthejë votuesit e saj dhe të jetë më aktive.

Nënkryetarët e AKR-së, Ibrahim Makolli e Vegim Gashi, kanë vizituar Kamenicën për të takuar strukturat e partisë. Zyrtarët lokal të AKR-së kanë thënë se takimi ka pasur për qëllim koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të degës dhe qendrës së partisë për procesin zgjedhor brenda subjektit politik.

Në takim përveç nënkryetarëve Makolli e Gashi ka marrë pjesë edhe kryetari i degës së AKR-së në Gjilan Omer Daku, ndërsa në emër të degës në Kamenicë ata janë pritur nga nënkryetarët e partisë Nebi Sylejmani e Ruzhdi Basha, sekretari Blerim Mavriqi dhe disa anëtarë të kryesisë.

Eco Higjiena

Blerim Mavriqi sekretar i degës ka thënë se gjendja aktuale në degë nuk është e mirë por që interesimi i qytetarëve është për t`iu bashkuar AKR-së në mënyrë që Kamenica në vitin e ardhshëm të ketë një qeverisje më të mirë, andaj tani kërkohet mbështetja e partisë në Prishtinë për të konsoliduar degën dhe për ti dhënë Kamenicës vendin e saj të merituar.

Zyrtarët e lartë të AKR-së kanë dëgjuar me vëmendje kërkesat e degës duke premtuar se Kamenica do të jetë në agjendën e partisë në mënyrë që kjo parti të jetë e para në komunë. AKR ditëve në vazhdim pritet të filloj procesin zgjedhor nëpër nëndegë për ta rrumbullakuar me kuvendin e degës në të cilin do të zgjidhen strukturat e reja të partisë./radiopremiera/