Fundamenti

Makolli: Do ta vizitojë Preshevën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli nuk përjashtuar mundësinë e një vizite gjatë këtij viti në Luginën e Preshevës.

Makolli për ORAinfo.com ka thënë se ka mundësi që gjatën këtij viti ta vizitojë Luginën e Preshevës në kuadër të takimeve që ka me liderët shqiptarë.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me lidershipin politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe besoi se do ta kemi nevojën që edhe më tutje t’i harmonizojmë politikat tona të përbashkëta dhe nuk e përjashtoj mundësinë që një prej takimeve ta kemi në Luginën e Preshevës”, është shprehur Makolli.

Makolli ka thënë se vizita në Preshevë do të bëhet zyrtare në kuadër të pozitës që mbanë si ministër

Eco Higjiena

“Për çështje private nuk kam pse të shkoj në Preshevë dhe nuk kam pse ti takojë zyrtarët e Luginës së Preshevës atje. Unë këtu jam pjesë e punës zyrtare edhe me Ligin për Diasporën dhe Mërgatën obligohem të bashkërendojë aktivitetet me vendet e rajonit në qasjen ndaj mërgatës”, ka pohuar Makolli.

Ai ka thënë se shqiptarët në Luginë nuk konsiderohen si diasporë, mirëpo takimet me ta bëhen për të bashkërenduar politikat ndaj diasporës.

Ndryshe vitin e kaluar qeveria serbe nuk kishte lejuar Makollin të vizitojë Preshevën dhe në kuadër të reciprocitetit edhe Qeveria e Kosovës i kishte refuzuar kërkesën presidentit serb Tomislav Nikoliq për të vizituar Kosovën më 7 Janar në festën e Krishtlindjeve Ortodokse. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.