Mobi Casa

Makolli: Diaspora resurs kombëtar

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Askush nuk mund ta paramendoj se si do të ishte sot Kosova, po të mos ishte diaspora jonë, ka thënë Ibrahim Makolli, në këtë takim me mërgimtarët në Gjilan.

Manifestimi “Ditët e Diasporës”, që po mbahet në Gjilan ka vazhduar me një takim me biznesmenët nga diaspora, ku pos autoriteteve komunale, ka marrë pjesë edhe ministri Ibrahim Makolli, ku është diskutuar për mundësitë dhe kushtet që ofron Kosova për investime.

Ibrahim Makolli, ministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se diaspora është resurs kombëtar, e cila ka vepruar gjithmonë në interes së vendit të saj. “Askush nuk mund ta paramendoj se si do të ishte sot Kosova, po të mos ishte diaspora jonë”, ka thënë Makolli, në këtë takim me mërgimtarët në Gjilan.

Duke i inkurajuar mërgimtarët që të investojnë në Kosovë, Makolli ka thënë se Ministria e Diasporës dhe gjithë institucionet tjera shtetërore do t`iu ofrojnë të gjitha informacionet e nevojshme.

“Kosova ka shënuar progres në krijimin e infrastrukturës ligjore sa i përket investimeve, ndërkohë që po kompletohet gradualisht edhe infrastruktura fizike”, ka thënë Makolli, derisa ka nënvizuar se Qeveria e Kosovës ka përgatitur edhe një pako lehtësirash për investimet e mërgimtarëve. Sipas tij, 90 për qind të investimeve të deritashme në Kosovë, janë të mërgatës sonë.

“Sot është koha që të rimobilizohemi për zhvillimin e vendit tonë, njësoj sikur jemi mobilizuar më herët për luftën dhe çlirimin e Kosovës” ka thënë Makolli.

ARKATANA

Edhe kreu i Komunës i ka rikujtuar biznesmenë nga diaspora se Zyra për Diasporë do të jetë në shërbim të tyre, për t`iu ofruar të gjitha informatat e nevojshme rreth mundësive dhe kushteve për investime, duke thënë se komuna e Gjilanit, është renditur e para ndër komunat e mëdha sa i përket krijimit të ambientit për biznes, në një matje që ka bërë USAID.

“Vlerësimi është inkurajues për ne, por nuk është për vetëkënaqësi, sepse jemi të vetëdijshëm se kemi jashtëzakonisht shumë punë për të bërë për t`u ofruar me komunat tjera në regjion, të cilat ofrojnë kushte më të mira se ne për diasporën” tha Mustafa.

Megjithatë, gjërat kanë lëvizur për së mbari dhe tani në Gjilan kemi edhe investime të diasporës, ndërkohë që janë lidhur kontratat e para të investimeve përmes partneritetit publik-privat në dy objektet e para, ku njëri nga investitorët vjen nga diaspora.

Vetëm sivjet, në Gjilan janë duke u ndërtuar më se 50.000 m/2 hapësira afariste dhe banesore.“Kemi hapur mundësi për të gjithë, përfshirë edhe diasporën, por edhe investitorët e huaj, sepse Kosova ka nevojë edhe për ta, sepse me kapacitetet e veta nuk mund të zë ritmin e zhvillimit që i duhet”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, në këtë takim me diasporën.

S`i një mundësi të mirë për investime në Anamoravë, që nuk e kanë regjionet dhe as komunat tjera, ai ka përmendur sektorin e ujërave termale dhe minerale, duke i nxitur mërgimtarët që ta shfrytëzojnë për investime këtë resurs, sikurse edhe agrikulturën dhe sektorët tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.