GRANDEMALL

Makolli-Çekut: Jep dorëheqje, MFSK është e jona

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i AKR-së, njëherësh Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli i ka bërë thirrje Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku që të lirojë pozitën e ministrit, pasi që ky i fundit dha dorëheqje nga PSDK, për t’iu bashkua PDK-së.

“Siç e dini pozita e Ministrit të Forcës së Sigurisë i ka takuar Koalicionit për Kosovën e Re, dhe tash pas krijimit të rrethanave të reja ku Çeku dëshiron t’i bashkohet PDK-së, ai duhet ta lirojë këtë pozitë dhe normal në këtë ministri duhet të emërohet një person nga ky koalicion”, është shprehur Makolli.

Ai ka thënë se Çeku nuk e ka njoftuar AKR-në si partnere të koalicionit për kalimin që do të bëjë në PDK.

“Me sa e dijë unë Çeku nuk na ka njoftuar se do të kaloi në PDK”, është shprehur Makolli.

UBT

Ai ka thënë se këto ngjarje do t’i diskutojnë me partnerin e koalicionit PDK-në.

“Ne do ti bisedojmë këto gjëra me PDK-në, mirëpo kryeministri Thaçi tashmë nuk ndodhet në Kosovë dhe pas kthimit të tij ne do ta shqyrtojmë pozicionin e koalicionit”, ka pohuar Makolli.

Ndryshe, Agim Çeku mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PSDK-së, për t’iu bashkua PDK-së. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.