ARKATANA

Makinat u ngjyrosën, ku janë gërvishësit?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe pse kaluan gati një muaj, përsonat të cilët në qytetin e Bujanocit gërvishën mbi 100 vetura, janë të lirë dhe policia nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare rreth këtij rasti, të pazakontë.

Edhe pse veturat e gërvishura, shumica prej tyre kanë qenë në vende të frekuentuara, policia akoma nuk ka arritur të identifikojë akterët e këtij rasti, të paktë zyrtarisht nuk është deklaruar askush nga organet e rendit.

Shumica e pronarëve të automjeteve me të cilët ka kontaktuar BujanociNet, u është dashur që dëmet ti paguajnë nga buxheti personalë, sepse sipas tyre, edhe policia nuk ka bërë një raport të detajuar i cili do ti mundësonte të kërkonin dëmshpërblim nga shtëpite e sigurimeve.

UBT

Në mbrëmjen e 26 shkurtit të këtij viti, akterët nuk kanë kursyer asnjë rrugë të qytetit, duke filluar nga “Rruga e Kosovës” deri te qendrsa sportive “Rinia” të cilët me sende të forta kanë gërvishur makinat duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.151 Përsonat ende të panjohur nuk kanë kursyer as qendrën e qytetit, gjegjësisht veturat para marketit “MAXI” të cilat janë në sytë e të gjithëve, janë dëmtuar si me qenë në ndonjë garazhë nëntoksore. E gjith qendra e qytetit të Bujanocit ëhstë pothuajse nën vëzhgim të kamerave të cilat janë të vendosura në sjitpre private, në barnatoren e qytetit dhe vende tjera, të cilat mund ti kshin ofruar pamje të qarta policisë.

Deri më sot nga organet e punëve të brendshme nuk janë dhënë hollësi rreth këtij rasti, ndërkohë flitet se policia është në dieni të akterëve por nuk dihet përse zyrtarisht nuk është konfirmuar asgjë./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.