KKVITI

Makfire Osmani Uzunaliq, primadona e Gjilanit dhe ikonë e arsimit e kulturës shqiptare

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një nga figurat më të shquara të jetës kulturore dhe arsimore në Gjilan, Makfire Osmani Uzunaliq, mbetet simbol i emancipimit, përkushtimit dhe kontributit të palodhshëm ndër dekada.

Në një kohë kur zëri i gruas shqiptare shpesh mbetej në hije, Makfire Osmani Uzunaliq u shndërrua në një prej figurave që e theu këtë heshtje me dinjitet, guxim dhe vizion. Me një angazhim të pandërprerë ndër dekada, ajo nuk ishte vetëm dëshmitare e proceseve shoqërore, por aktore e tyre, duke u bërë zë i fuqishëm i integrimit, emancipimit dhe fuqizimit të gruas shqiptare.

Si përkrahëse dhe lobuese e çdo iniciative që lidhet me të drejtat e grave, ajo ka ndërtuar një trashëgimi që tejkalon kohën, duke lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen shoqërore dhe në avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

E lindur në vitin 1939 në Gjilan, në një familje atdhetare dhe intelektuale, vajza e Emin Ramush Osmanit, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit në vitet 1960–1963, ajo u formua në një frymë përparimtare që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës. Që në rininë e hershme, u dallua për angazhimin e saj në Shoqërinë Kulturo-Artistike “Drita”, ku u afirmua si aktore në skenën teatrore dhe si soliste në aktivitetet muzikore.

Në vitet ’50, ajo spikati si interpretuese e jashtëzakonshme e këngës “Krisi pushka”, duke lënë gjurmë në jetën artistike të kohës dhe duke u bërë një nga zërat më të njohur të skenës kulturore lokale. Përmes artit dhe prezencës së saj publike, ajo kontribuoi fuqishëm në thyerjen e paragjykimeve ndaj gruas shqiptare dhe në avancimin e rolit të saj në shoqëri.

Hidromorava

Paralelisht me artin, Makfire Osmani Uzunaliq ndërtoi një karrierë të pasur në arsim. Ajo filloi punën si mësimdhënëse që në moshën 16-vjeçare, në vitin 1956, për të vazhduar më tej shkollimin dhe për t’u kualifikuar si arsimtare e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ishte ndër 86 mësimdhënësit e parë të Normales së Gjilanit, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave.

Për vite me radhë, ajo udhëhoqi institucionin parashkollor në Gjilan, ku ndikoi drejtpërdrejt në zhvillimin dhe avancimin e edukimit të hershëm. Veprimtaria e saj nuk u kufizua vetëm në arsim dhe kulturë, ajo ishte një zë i guximshëm në jetën shoqërore dhe politike, sidomos në periudha të vështira për vendin.

Edhe sot, në moshë të shtyrë, ajo vazhdon të jetë aktive në jetën publike si anëtare e strukturave të pensionistëve, duke kontribuar me ide dhe iniciativa për përmirësimin e pozitës së tyre në Gjilan dhe më gjerë në Kosovë.

Për kontributin e saj të çmuar, ajo është nderuar me një sërë çmimesh dhe titujsh, përfshirë “Ambasadore e Federatës Universale të Paqes” dhe “Gruaja e Artë e Republikës së Kosovës”.

Figura e Makfire Osmani Uzunaliq mbetet një ndër shtyllat më të forta të identitetit kulturor dhe arsimor të Gjilanit, një jetë e tërë në shërbim të dijes, artit dhe shoqërisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.