FITORJA

Makfire Azizi një shembull, tepër domethënës për të rinjtë e të rejat kosovare

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Ky shkrim, ka të bëjë një vajzë përlepnicase, e cila, e filloj shkollimin qysh në kohërat me të vështira, pas luftës së dytë botërore viti 1950! Përveç që u shkollua, ajo ishte edhe idol i shumë të rinjve përlepnicas, ishte shembull i vajzave, prindërve përlepnicas! Shkollimi i saj, ishte i pa shkëputur nga filloja deri në fakultet! Tamam, kemi të bëjmë me një intelektuale të vërtet, ishte në profesioniste, ishte e lindur për edukim, mësimdhënie! Karvanit të shkollimit të femrës përlepnicase i priu e reja shumë ambicioze, Makfire Sylejmani Azizi! Apo Maki, siç e thërrisnin në familje e shoqëri, e bëri hapin e parë!

Përveç, interesimit të madh të popullatës shqiptare, në Kosovën e pasluftës për emancipim e shkollim, çdo ditë e më tepër dëshira për shkollim u rritë edhe te femra shqiptare krahas djemve!

Kështu edhe në Përlepnicë, filluan vajzat të vijojnë mësimin në shkollën fillore, por,me këtë shkollim përfundonin, këtu mbeteshin, dhe dëshira për shkollë të mesme, e fakulteti ishte për shumë vajza një ëndërr!

Por, një vajzë përlepnicase e fillojë këtë rrugëtim, edhe pse gjendja ishte e vështirë në arsimin e mesëm e mos te flasim për fakultet!

Karvanit të shkollimit të femrës përlepnicase i priu e reja shumë ambicioze, Makfire Sylejmani Azizi! Apo Maki, siç e thërrisnin në familje e shoqëri, e bëri hapin e parë!

Maki e lindur në Përlepnicë më 06.05.1944! Lindi në një familje përparimtare nga babai Adem Sylejmani ishte nënkryetar i rrethit të Gjilanit!

Në Prishtinë, baca Adem ishte sekretar, në shërbimin krahinor të shëndetësisë, dhe në fund ishte drejtor i fletore zyrtare krahinore!

Ndërroj jetë në vitin 1969 në moshën 47 vjeçare! Ishte njëri ndër ata, i cili refuzojë nënshkrimin për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi, dhe për atë e larguan nga Gjilani! Pasi që u vendosën të jetonin në Gjilan, MAKI shkollën fillore e filloj dhe e mbarojë në Gjilan! Në vitin 1959/60 vijon shkollimin në Gjimnazin,, Zenel Hajdini”!

Nga rrëfimet e Profesoreshës Makfire Sylejmani Azizi, e cila tregon se në gjimnaz në klasë ishin 15 nxënës, nga këta vetëm dy femra unë dhe Rukije Haliti!

Ndërsa lëndët mësimore, të gjitha ishin në gjuhën serbokroate, vetëm dy lëndë në gjuhën shqipe! Në vitin 1963 shpërngulen nga Gjilani dhe vendosen në Prishtinë!

Uji Dea

Në Prishtinë, vazhdon studimet në Fakultetin Filozofik, drejtimi i kimisë, nw vitin 1970 diplomon! Në vitin 1969 punësohet si profesoreshë në shkollën Normale në Prishtinë, pastaj në Gjimnaz, në gjimnaz punon deri në vitin 1981! Në vitin 1981 vazhdon punën në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”, deri në vitin 2004!

Me reforma të reja profesoresha punoi në shumë shkolla fillore të Prishtinës si, në E. Duraku, N. Frasheri, I. Qemajl, A. Vokshi, P. Bogdani!

Në fund në gjimnazin filologjik “Eqrem Qabej” ku në këtë shkollë deri në pension në vitin 2009! Por, në vitin 1969 i vdes babai Ademi në moshën 47 vjeçare, tani barra i bie të mbajë familjen dhe të studiojë!

Profesoresha Makfire, është e para kimiste nga Përlepnica, por edhe e para me titull profesorësh nga vajzat e Përlepnicës! Profesoresha Makfire ka dy vëllezër që kanë emër, si Avokat Halim Sylejmani dhe Qazim Sylejmani montazher në RTK.

Kështu, akoma e pa diplomuar fillon punën si profesoreshë në Normalen e Prishtinës, me pastaj në shkollën e mesme të mjekësisë! Profesoresha jeton me burrin e sajë Profesorin e Edukatës Fizike Qerim Azizi nga fshati Repe e Podujevës, të cilët kanë tre fëmijë vajza Besart mjeke!

Djali Besfort programe! Djali tjetër Blerimi Psikolog! Ajo çka e karakterizon, profesoreshën është se si femër e parë përlepnicase, s’ka pasur ndërprerje në shkollim, nga shkolla fillore e mesme e fakulteti!

Është një shembull, tepër domethënës për të rinjtë e të rejat! Pavarësisht sfidave të jetës, kushteve, e reagimeve të rrethit, të cilët thonin se femra e ka vendin në shtëpi, të gatuaj e të rrisë fëmijë! Profesoresha, iu hapi shtigjet edhe vajzave të tjera përlepnicase, ta vazhdojnë rrugën e sajë!

Pas profesoreshës, varganit të diturisë iu bashkua Doktoresha Remzije Osman Rexhepi, infermierja Hyrije Rexhepi, Sylbie Bajrami etj etj! Shkollimi i kuadrove të vajzave, është meritë e Profesoreshës Makfire, dhe të atyre vajzave që i ceka me larte, por, Profesoresha e theu akullin e shtresuar ndër shekuj, largoi terrin për femrën përlepnicase e gjithandej!

Ne si përlepnicas, ndihemi krenar me Profesoreshën e çmuar, e vlerësuar nga bashkëqytetarët, nxënësit, kolegët ku punoi e veproi, akoma më shumë jemi krenar sepse rriti një familje të edukuar e të shkolluar!

Profesoresha, në familje mbolli frytin e edukimit, shkollimit e arsimit! Edhe pse vitet ikin, Profesoresha qëndron akoma mirë me shëndet, përcjell situatën, nganjëherë edhe revoltohet me të rinjtë, dhe thotë ne mësuam në gjuhë të huaj, jo në gjuhën e nënës, dhe sakrifikuam edhe shëndetin, në ato kushte mbërritëm suksese, por, tani përse kjo rini është indolente, jo me atë freski që duhet patur dhe ka rinia! Profesorësha, e ka vendin e nderit në historik./nuhi nuhiu/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.