Majlinda: Unë do te jem dora e djathtë për Komunën e Gjilanit, gjithmonë në shërbim të qytetarëve

Sot, nuk kuadër të agjendës së takimeve, veprimtarja Majlinda Sulejmani, ka pasur kënaqësinë të zhvilloj një bisedë miqësore me të parin e Komunës së Gjilanit Alban Hysenin.
Në rrjetin e saj social të facebook-ut Majlinda, është shprehur falënderuese për këtë takim, të cilin e vlerëson lart, duke e përshkruar kryetarin Hyseni, si një udhëheqës atraktiv, ambicioz, novator dhe të sinqertë, i cili sipas saj i ka sjell Gjilanit një frymë të re të qeverisjes lokale, duke e shtrirë pushtetin afër qytetarëve.
“Projektet e tona në vazhdim do të publikohen nga zyra Kryetarit dhe jam shumë e gëzuar, që planet dhe projektet e mija – do të jenë në duar të sigurta dhe pa shpresa të harruara! Kështu që fondacioni më këpucë do të fillon edhe pak – informatat do të jeëë nga Kryetari jonë me radhë, u shpreh në facebook, me krenari Majlinda.
Gjithashtu, Majlinda thotë se “Projektet dhe strategjia në fushën e mjekësisë dhe të politikës do të implementohen dhe kështu do t’ju ofrohet qytetareve të Gjilanit një siguri dhe një mjekësi profesionale në shumë lëmi, shkruan Mjalinda, duke thënë mes tjerash se ajo do të jetë dora e djathtë për Komunën e Gjilanit dhe do të jetë gjithmonë në shërbimin e qytetarëve”, njofton Jetapress, Rejhane Rexhepi.