RCCOLA

Majlinda, të hënën shpallet më e mira në Botë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer, të hënën, do ta shpall Majlinda Kelmendin xhudisten më të mirë në botë, në të gjitha kategoritë. Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer, i cili ka dhënë kontribut të madh në procesin e ndërkombëtarizimit, jo vetë të xhudos, por sportit kosovar në përgjithësi, të hënën Kosovën do ta vizitojë

Miku i madh i sportit kosovar gjatë qëndrimit në Kosovë do ta shpall Majlinda Kelmendin xhudisten më të mirë në botë, jo vetëm për kategorinë e saj, por në të gjitha kategoritë të këtij sporti.

KKVITI

Kjo është bërë e ditur nga trajneri i sportistja më e mirë e Kosovës, Driton Kuka, i cili ka merita shumë të mëdha në shkëlqimin e Majlindës në arenën ndërkombëtare.

“Të hënën vet presidenti i IJF-së, Vizer në Prishtinë do ta shpall Majlindën xhudisten më të mirë në Botë, në të gjitha kategoritë, me 4230 pikë”, ka shkruar Kuka “Facebook”. Majlinda e ka siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadë./express/