GRANDEMALL

Majlinda refuzon të heqë dorë nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Londër, 31 maj – Shpresa më e madhe e Kosovës për medalje në lojërat olimpike “Londra 2012”, ish-kampionia botërore e junioreve, Majlinda Kelmendi, do të bëjë tentimin e fundit për t’iu lejuar paraqitja në Olimpiadë si sportiste e pavarur.

Kelmendi dëshiron të garojë nën flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), shumë më tepër sesa të detyrohet të prezantojë Shqipërinë.

UBT

Komiteti Ekzekutiv i IOC-së, gjatë javës së shkuar me mbledhjen e mbajtur në Quebec të Kanadasë refuzoi kërkesën e Kelmendit për të garuar si e pavarur në Olimpiadë, me gjithë letrën personale që i kishte shkruar presidentit Jacques Rogge, si dëshmi nga dora e parë për rastin specifik të saj. Tash Kelmendi sërish ka ndërmend t’i shkruajë një letër kreut të IOC-së, Rogge që edhe njëherë ta shqyrtojë kërkesën e saj dhe t’i mundësojë përfaqësimin në Olimpiadë nën flamurin olimpik.

Kelmendi nuk është në gjendje të përfaqësojë shtetin e Kosovës në LO “Londra 2012” pasi Komiteti Olimpik i Kosovës nuk është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ndonëse Federata e Xhudos e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.