Eko Higjiena

Majlinda në filmin dokumentar – zyrtar të Olimpiadës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Prishtinë – Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, është përzgjedhur si një ndër 13 personazhet më interesante në mesin e mbi 10 mijë sportistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.

Rrugëtimi i saj dhe barrierat e shumta deri në Londër, do të paraqiten në filmin dokumentar – zyrtar të Olimpiadës i titulluar “First”. Filmi i është besuar produksionit “New Moon”, ndërkohë që është bërë edhe me lejen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe të Komitetit Ekzekutiv të LO “Londra 2012”.

Fundamenti

Xhirimet e para për pjesën e Majlindës do të bëhen më 20 korrik në Pejë, ndërkohë që do të ketë kronika për gjithsecilin “aktor” të filmit dokumentar edhe nga garat në Olimpiadë.(koha)