Fundamenti

Majlinda: Medaljen ia dedikoj Kosovës

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Pas zbritjes në Aeroportin e Prishtinës, Majlinda Kelmendi, kampionia e botës në xhudo, së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe Ministrin e Sportit, Memli Krasniqi kanë mbajtur një konferencë për media.

Xhudistja pejane ka thënë se suksesi i saj i arritur në Brazil, nuk është vetë i saj por i të gjithëve.

“Jam shumë e lumtur që kam arritur t’i sjell medaljen e artë Kosovës nga Kampionati Botëror. Ky sukses nuk është vetëm i imi por i të gjithëve. Falënderoj të gjithë për përkrahjen që më keni dhënë”, ka deklaruar Majlinda.

Ndërkohë, Driton Kuka ka thënë se Medalja e Artë e fituar në Brazil është e shtetit të Kosovës.

“Ju kam thënë se Malinja është si Messi, dhe është kampione e Botës. Ne kemi punuar shumë për këtë medalje, edhe ia arritëm qëllimit. Mendoj se dështimin në Olimpiadë e kemi përmirësuar me këtë medalje”, ka deklaruar Kuka.

“E falënderoj Ministrin Krasniqi për përkrahjen e dhënë. Koj medalje nuk është as e imja as e Majlindë, por e shteti të Kosovës. Kjo medalje ka vlerë më shumë se Milionat që i kemi refuzuar”, ka deklaruar Kuka.

Ndërsa, Ministri Krasniqi i ka uruar Mjalindës dhe Kukës për suksesin e arritur në Brazil. Ai ka paralajmëruar se do ta propozoj Majlinda Kelmendin për tu dekoruar nga Presidentja e Kosovës me çmimin për te arriturat.

Hidromorava

“Do t’i propozoj Presidentes që ta dekorojë Mjalindën me medaljen për të arriturat. Besoj që ky propozim do të marr miratimin. Majlinda do të jetë e para që të dekorohet me një çmim të tillë”

E presin Kampionen e Botës

Qindra qytetarë kanë udhëtuar drejt Aeroportit të Prishtinës, për ta pritur xhudisten Majlinda Kelmendi, e cila fitoi titullin e Kampiones së Botes të martën në Brazil.

Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe xhudisten Nora Gjakova, pritet të mbërrijnë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 18:15.

Ndërkohë, në orën 18:30 është paraparë konferenca për media. Pas kësaj Majlinda, Dritoni e Nora do të nisën drejt Prishtinës, ku në sheshin ‘Nëna Terezë; i është organizuar një pritje madhështore.

Pas kësaj, treshja pejane do të udhëtojnë dejtë qytetit të tyre të lindjes – Pejës, ku edhe atje i është organizuar një pritje siç i ka hije kampionëve./express/