ARKATANA

Majlinda Kelmendi në pullë postare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare me titull “Majlinda Kelmendi në Olimpiadë 2012”, duke shënuar suksesin e madh të sportistes kosovare dhe të Republikës së Kosovës edhe në fushën e sportit.

Edhe përkundër vështirësive të mëdha, Majlinda Kelmendi është shembulli më i mirë se vetëm me punë dhe përkushtim maksimal, mund të shënohen rezultatet kulminante në sfera të ndryshme të sportit dhe jetës.

Nën mbikëqyrjen e trajnerit Driton Kukaj dhe nën patronatin e Federatës së Xhudos së Kosovës, të pranuar tashmë në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos me të drejta të plota, Majlinda Kelmendi arrin Normën Olimpike dhe bëhet kosovarja e parë e kualifikuar direkt në Lojërat Olimpike.

ARKATANA

Majlinda Kelmendi deri më tani ka fituar 15 medalje të arta, 6 medalje të argjendta dhe 8 medalje të bronzta në garat ndërkombëtare, ku renditet si xhudistja e 5-të më e mirë në kategorinë nën 52kg.

Ky emision i pullave postare përbëhet prej dy pullave postare me pamje dhe vlera të ndryshme nominale €0.70 dhe €1 si dhe Zarfit të Ditës së Parë, ndërkohë që do të jetë në dispozicion për koleksionuesit dhe konsumatorët që nga 25.07.2012.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.