UBT

Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Rio de Janeiro – Sportistja me më shumë trofe e Kosovës dhe e botës shqiptare në përgjithësi, Majlinda Kelmendi, sot arriti majat e sportit në botë. Ajo u bë kampione e botës në sportin e xhudos. Ky është sukses historik i Kelmendit dhe i sportit kosovar në përgjithësi.

Ajo për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, në finale e mposhti brazilianen shumë të fortë, Erika Miranda. Ky vlerësohet të jetë suksesi më i madh në histori të sportit kosovar.

Deri në finale Kelmendi fitoi edhe katër luftëra të tjera.

Mobi Casa

Për të arritur te majat e xhudos botërore në Rio, krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.

Në raundin e tretë xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Mareen Kraeh, duke e hedhur në dysheme me ippon vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre. Me këtë fitore, Majlinda doli fituese e kategorisë A dhe u desh të ndeshet me fituesen e kategorisë B, rivalen e vjetër të saj, Yuki Hashimoton.