UBT

Majko: Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pas publikimit të lajmit për heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë ka reaguar deputeti socialist Pandeli Majko.

Ai shprehet se Serbia ka hequr me xhandarë, mëngjesin e sotëm përmendoren e dëshmorëve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, nga qendra e Preshevës.

Uji Dea

“Ky akt kërkon t`i rivrasë ata që u vranë nga regjimi i Millosheviçit. Vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë. Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë që shkruajtën ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre. Kush mund të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr do t`i isha mirënjohës. Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mi!”, shkruan Majko në Facebook.