UBT

Majer: Ndarja e Kosovës akoma është mundësi

/ 3 minuta lexim

Stiven Majer, ish zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin, në një intervistë për MIA-n, i pyetur për të ardhmen e Ballkanit, vlerëson se kufijtë akoma mund të ndryshohen por nuk sheh mundësi për krijimin e shteteve të mëdha etnike.

I pyetur për ndryshimin e mundshëm të kufijve në Ballkan ai thotë se kufijtë e Ballkanit akoma janë çështje e hapur, në të ka kufij, që cilat akoma nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Kufijtë në Ballkan akoma janë çështje e hapur. Klinton para ca kohësh në Serbi deklaroi se nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe ndarje, me ç’rast përfaqësuesit shqiptarë në Uashington i kanë bërë thirrje autoriteteve serbe ta njohin Kosovën, pasi që plani për ndarjen e saj nuk është i pranueshëm nga SHBA-ja. Pavarësisht se shkojnë bisedimet me Kosovën, mendoj se ndarja e saj akoma është mundësi, ku pjesa veriore e Kosovës do të kalonte në Serbi, ndërsa dy komuna të jugut të Serbisë do të bëheshin pjesë e Kosovës. Në Bosnjë gjithashtu ka mundësi për ndryshimin e kufijve. Në ndërkohë patëm ndryshim kufijsh me Malin e Zi, kroatët dhe sllovenët të cilët në njëfarë mënyrë pjesërisht e zgjodhën çështjen e kufijve. Kur Kosova shpalli pavarësinë edhe ajo de fakto ishte ndryshim kufijsh, si dhe kur u bë pavarësia e Maqedonisë. Gjithsesi se ndryshimi i kufijve është i mundshëm por ai duhet bërë me marrëveshje, duhet të jetë si pjesë e pakos”, shton Majer në intervistën për MIA-n.

Fundamenti

Lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar Sali Berisha i cili foli për kombin shqiptar, duke shkaktuar reagime të shumta thotë:

“Liderët shqiptarë në Maqedoni, kur kam folur me ta, dëshironin që Marrëveshja e Ohrit të realizohet dhe të punohet sipas saj. Nuk e di sinqerisht se çfarë mund të sjell e ardhmja, vlerësoj se Maqedonia e meriton të ekzistojë përgjithmonë. Udhëheqja maqedonase dhe shqiptare duhet të flasin me sinqeritet. Personalisht mendoj se nuk ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe ose Serbi të Madhe. Kur flas për ndryshim kufijsh nuk mendoj se Ballkani mund të përjetojë ndryshime të mëdha. Pikëpamja ime drejt Maqedonisë është si ndaj një shteti kundër së cilit shkojnë shumë gjëra. Të gjithë dëshironin një pjesë nga Maqedonia por ajo është vend i cili vepron me përgjegjësi”, deklaroi ish zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin në fund të intervistës.