ARKATANA

Mahmuti : Policia e Gjilanit vetëm po e zbaton ligjin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan është e befasuar me komentet dhe vlerësimet që japin politikanët në Gjilan dhe pjesa tjetër në Kosovën Lindore. Policia e Gjilanit nuk vendos taksa e as nuk dënon shqiptarë të Kosovës Lindore. Ne thjeshtë vetëm po e zbatojmë ligjin tha Mahmuti.

Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan tha për rajonipress se policët e Gjilanit nuk kanë marrë asnjë vendim për të gjobitur asnjë qytetar të Kosovës Lindore.”Ne vetëm po e zbatojmë ligjin dhe vendimet e organeve më të larta. Ne as nuk vendosim taksa dhe as nuk gjobisim qytetarë. Po më vije shumë keq që klasa politike për poena dhe për fushatë elektorale po e zmadhon dhe keqinterpreton këtë problem. Politikanët është mirë t`i lexojnë ligjet dhe vendimet që vet i aprovojnë” tha Mahmuti.

Uji Dea

Mahmuti tha se ka raste që shqiptarët e Kosovës Lindore hyjnë për tri ditë në Gjilan ndërsa qëndrojnë dy muaj. “Ose rastet tjera kur bëjnë krime në Gjilan e tentojnë të ikin andej kufirit ose e kundërta. Thjeshtë ligji është i barabartë për të gjithë dhe këtu askënd nuk po e diskriminojmë “ tha Mahmuti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: