Fundamenti

Mafio-politikanët na lanë në geto!

/ 9 minuta lexim

Analistët politikë këtë dështim të madh ia adresojnë gjithë politikës kosovare, sepse sipas tyre në këtë proces kanë dështuar të gjitha qeveritë, deri te kjo e sotmja në Kosovë, duke qeverisur pa transparencë, pa sundim të ligjit dhe duke e dorëzuar shtetin si dhe çdo institucion nga niveli komunal e deri te ai qendror pothuajse në duart e nëntokës dhe mafio-oligarkisë së lidhur me ta.

“Dështimet megalomane të qeverive çdoherë mundohen t’i mbulojnë me deklarata që kanë agjenda ditore, në mënyrë që të shpërlajnë trurin e qytetarëve me deklarata populiste. Në Kosovë është ndërtuar një kulturë politike e mbrapshtë, fjalën publike e konsiderojnë vetëm për konsum ditor politik, duke përdorur metoda të sofistikuara për manipulimin e qytetarëve të varfër dhe të lodhur nga gjendja e rëndë socio-ekonomike”, tha Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”

Përderisa Serbia e Mali i Zi tani po i hapin kapitujt e rinj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova po vazhdon akoma të vendnumërojë dhe mbetet shumë mbrapa në këto procese integruese.

Analistët politikë këtë dështim të madh ia adresojnë gjithë politikës kosovare, sepse sipas tyre në këtë proces kanë dështuar të gjitha qeveritë, deri te kjo e sotmja në Kosovë, duke qeverisur pa transparencë, pa sundim të ligjit dhe duke e dorëzuar shtetin si dhe çdo institucion nga niveli komunal e deri te ai qendror pothuajse në duart e nëntokës dhe mafio-oligarkisë së lidhur me ta.

Kjo gjendje është pasojë e kapjes së shtetit, sepse e tërë klasa politike e ka kapur kriminalisht çdo institucion, madje të gjitha partitë, pa e përjashtuar në këtë rast as VV-në dhe Shpend Ahmetin në kryeqytet, por aty këtu edhe mediet, për ta mjegulluar edhe më shumë opinionin publik. Kosova në fakt po del një shtet qytetarët e të cilit janë ndëshkuar për fajin e politikës dhe tani kemi mbetur vendi i vetëm izoluar sa i përket lëvizjes së lirë në hapësirën e Shëngenit. Kjo po i bën të pashpresë qytetarët dhe shumica e tyre mendojnë se si të largohen një orë e më parë nga vendi, nga mungesa e perspektives. Sipas analisti Florim Zeqa, është një vendnumërim i madh për shtetin e Kosovës dhe një fatkeqësi që qytetarëve po u sjell kjo klasë politike.

“Sa i përket liberalizimit, mendoj se kjo çështje arrihet të jetë e prekshme vetëm kur të plotësohen kushtet, për të cilat edhe po kushtëzohemi, vetëm kur BE-ja konsideron se janë pjekur kushtet konkrete jo edhe në këtë nivel siç jemi. Kosova është vendi më i pashpresë në rajon dhe si e tillë s’mund të jetë mundësi për qytetarët e saj”, tha Arsim Haziri për “Kosova Sot”

Të fundit në rajon

Zeqa thekson se fqinjët tanë, Serbia dhe Mali i Zi, po hapërojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kurse vendi ynë, Kosova, jo vetëm se po vendnumëron, por po bën edhe hapa mbrapa, drejt proceseve integruese. “Kjo është pasojë e dështimit të të gjitha qeverive nga viti 2008 e deri më sot, duke qeverisur pa vizion dhe program të qartë kombëtar, pa transparencë, pa sundim të ligjit dhe duke e dorëzuar shtetin si dhe çdo institucion nga niveli komunal e deri tek ai qendror në duart e nëntokës politike dhe mafio-oligarkisë kriminale. Jo vetëm pushtetit, edhe opozitës së çakorduar i kanë munguar vizioni dhe kauza e shëndoshë për shtetin”, u shpreh ai.”Në të gjitha rastet, partitë politike në opozitë janë treguar të gatshme për ta rrënuar shtetin për marrjen e pushtetit. Me kauza të rreme për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të shtetit, nga jashtë i vunë flakën, ndërsa nga brenda kontaminuan institucionet e shtetit, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës… partitë politike paradoksalisht me ardhjen e tyre në pushtet përveçse e ndërrojnë qimen, harrojnë kauzat dhe premtimet, duke u akomoduar si “qengja” të butë në ulëset e Parlamentit”, potencoi Florim Zeqa.”Për këtë qasje hipokrite të politikanëve padrejtësisht nga BEja po dënohen qytetarët e Kosovës, duke mbetur të vetmit të izoluar në hapësirën e Shëngenit, duke lënë Kosovën “pikë të zezë” dhe një vend i pashpresë, ku shumica e njerëzve mendojnë se si të largohen një orë e më parë nga vendi i tyre, nga mungesa e perspektivës së qartë zhvillimore dhe anëtarësimit në BE”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Fundamenti

Dështimet megalomane të qeverive

Analisti Hidajet Ahmeti thekson se çështja e vizave është më e prekshmja për popullatën, ndërsa përparësitë që sjell lëvizja e lirë nuk kanë çmim.”Edhe pse formalisht, procesi i liberalizimit të vizave dhe procesi i integrimit evropian janë plotësisht të ndara, por praktikisht janë shumë të lidhura në mes veti. Qytetarët, të cilët do ta kenë rastin të udhëtojnë për në shtetet që janë pjesë e Shëngenit, do ta kenë mundësinë të përballen me përvoja të reja, e në veçanti me një kulturë të avancuar dhe po ato përvoja mund të sjellin në shtetin e Kosovës e t’i ndajnë me miqtë, familjarët e shoqërinë. Në këtë rast, qytetarët do ta kenë një pasqyrë të qartë për kulturën e mirë- filltë që zotërojnë shtetet e BE-së dhe nga kjo do të ketë një aktivizim qytetar në kërkesat e tyre, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në përshpejtimin e procesit për integrime evropiane, duke ndëshkuar keqqeverisjen përmes votës dhe presionit të vazhdueshëm”, u shpreh ai.”Shtetet, të cilat e kanë synim liberalizimin, e me theks të veçantë integrimin në BE, ndodh që shpesh të marrin vendime të dhimbshme për shtetin e tyre, e në disa raste edhe të japin diçka nga sovraniteti shtetëror, por në rastin e Kosovës duhet gjykuar me racionalizim këtë proces, pasi që qëllimi mund të mos e arsyetojë mjetin. Është imperativ që Qeveria e Kosovës të përmbushë kushtet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e transparencës qeverisëse, përndryshe liberalizimi i vizave do të mbetet peng edhe në vitin 2018″, vijoi më tutje Ahmeti.

Sipas tij, Republika e Kosovës, e veçanërisht qeveritë, të cilat kanë udhëhequr nga paslufta ishin dashur të punojnë më shumë që të ndërtojnë dhe të zhvillojnë shtetin e Kosovës në mënyrë që qytetarët e Kosovës të ndihen mirë në shtëpinë tyre, sepse edhe nëse bëhet liberalizimi i vizave ata prapë duhet të kthehen në shtëpinë e tyre dhe të vazhdojnë jetën.”Dështimet megalomane të qeverive çdoherë mundohen t’i mbulojnë me deklarata që kanë agjenda ditore, në mënyrë që të shpërlajnë trurin e qytetarëve me deklarata populiste. Në Kosovë është ndërtuar një kulturë politike e mbrapshtë, fjalën publike e konsiderojnë vetëm për konsum ditor politik, duke përdorur metoda të sofistikuara për manipulimin e qytetarëve të varfër dhe të lodhur nga gjendja e rëndë socio-ekonomike”, tha Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”.

Politika, fajtorja kryesore

Politologu Gurakuq Kuçi përgjegjësinë për një izolim të tillë të Kosovës e ndan pothuajse në masë të barabartë, si për faktorin politik vendor, po aq edhe për vetë faktorin ndërkombëtar, i cili një periudhë të gjatë kohore ka pasur edhe rol kyç ekzekutiv me institucionet e shtetit të Kosovës, derisa akoma ka një lloj ndikimi gjoja lehtësues e ndërmjetë- sues për shtetin e pavarur të Kosovës. “Në ngecjen e Kosovës në perspektivën drejt BE-së kanë ndikuar faktori i brendshëm dhe ai i jashtëm. Faktori i brendshëm është klasa politike, e cila është e shantazhueshme dhe pranon çdo gjë për të mbetur larg akuzave, gjë që është dëshmuar dhe të njëjtit as nuk dinë dhe nuk duan që Kosova vërtet të ecë përpara, pasi ky do të ishte fundi i tyre dhe ju duhet një Kosovë rentierë, e varur nga të hyrat doganore, bizneset oligarkë, remitancat dhe ndihmat e huaja duke u bërë të pavarur nga qytetari”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

I ashpër në gjykimin e klasës politike për këtë izolim në të cilin po e mban vendin është dhe analisti Arsim Haziri. “Kosova s’mund të hapë kapituj për procese vitale, duke qenë në këtë gjendje. Kosova gjendet duke u ballafaquar me probleme të brendshme dhe duke u përcjellë më këtë numër të çështjeve e ka të pamundshme t’u krijojë mundësi çështjeve të rëndësishme, të cilat do të kishin qenë në favor të konsolidimit shtetëror. Gjykimi im është se në Kosovë fatkeqësisht po sundon oligarkizmi, po sundon masa e madhe e klientelizmit ekstrem, si dhe po përcakton e aplikon politika diferencuese ndaj shoqërisë. Këto politika janë kundër çështjeve madhore dhe gjithnjë e më shumë janë duke qenë në shërbim të një klase, e cila e ka privatizuar shtetin në interes individual e klanor”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

Sipas tij, kjo politikë është vetë problemi thelbësor, është vetë pamundësia për të prodhuar jetë të dinjitetshme, si dhe është vetë stagnimi socio-ekonomik. Ai thekson se përderisa kjo klasë politikë administron me levat e shtetit, vështirë është për t’u prodhuar ambient i favorshëm, i cili mund të jetë në shërbim të fuqizimit shtetëror.

(Kosova Sot)