ARKATANA

Mafia sundon drejtësinë

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se Gjykata e Apelit i kryen detyrat rezervë që i marrin nga politikanët e korruptuar, të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, dhe ende pa ia filluar një proces gjyqësor dihet shumë mirë se kush lirohet dhe kush mund të dënohet, ku krejt varet se cilës kategori të kriminelëve i takojnë ata me lidhje apo ata pa lidhje politike.

BARAZIA PARA LIGJIT NUK RESPEKTOHET NË KOSOVË

Vendimet e gjykatave manipulohen

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se Gjykata e Apelit i kryen detyrat rezervë që i marrin nga politikanët e korruptuar, të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, dhe ende pa ia filluar një proces gjyqësor dihet shumë mirë se kush lirohet dhe kush mund të dënohet, ku krejt varet se cilës kategori të kriminelëve i takojnë ata me lidhje apo ata pa lidhje politike.

Sipas tyre, kthimi i disa lëndëve të ndjeshme në rigjykim bëhet vetëm kur ka presion nga politika dhe zyrtarët e lartë shtetërorë ose politikë që janë të korruptuar ose të lidhur me krimin e organizuar. Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se a janë krijuar lidhjet e forta të politikës në këto gjykata, që edhe nëse njëra merr një vendim të duhur, tjetra e hedh atë poshtë. Për atë se përse është e vështirë sot në Kosovë t’u besohet gjykatave se mund të merret një vendim i drejtë dhe i pandikuar politikisht apo nga nëntoka mafioze, flet shkrimi në vijim. Analisti Naim Miftari, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se gjykata e apelit i kryen detyrat rezervë që i marrin nga politikanët e korruptuar të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, derisa siç tha ende pa ia filluar një proces gjyqësor dihet shumë mirë se kush lirohet dhe kush mundet të dënohet, ku krejt varet se cilës kategori të kriminelëve i takojnë ata me lidhje apo ata pa lidhje politike.

Standardi i dyfishtë i zbatimit të ligjit

Sipas Miftarit, kthimi i disa lëndëve të ndjeshme në rigjykim bëhet vetëm kur ka presion nga politika dhe zyrtarët e lartë shtetërorë ose politikë, që janë të korruptuar ose të lidhur me krimin e organizuar. “E vërteta është se sot mund të dënohesh vetëm kur bëhen proceset qëllimisht politike ose hakmarrëse, ku drejtësia bashkë me policinë dhe AKI-në keqpërdoren nga politika për t’i mbuluar dështimet e shtetit në të gjitha drejtimet nga shtrirja e sovranitetit dhe deri tek funksionimi i ligjit dhe drejtësisë”, theksoi ai.”Vetëm të marrim shembull shqiptarët që jetojnë në veriun e Kosovës, a i mbron ligji ata dhe a vlen ligji i Kosovës andej urës. Unë mendoj se në Kosovë sot veprojnë dy sisteme shtetërore të drejtësisë, e para sistemi shtetëror i dështuar i Kosovës dhe diku mbi 30% të territorit vepron sistemi shtetëror i Serbisë, që vepron legalisht i papenguar nga shteti dhe drejtësia e Kosovës”, u shpreh Miftari.”Nëse nuk bëhet ndonjë ndryshim radikal në politikë dhe nëse nuk mbështetet seriozisht dhe sinqerisht Kosova nga miqtë e vet ndërkombëtarë, Kosova do të dështojë keq si shtet dhe si shoqëri. Përndryshe ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, sikur për shqiptarin ashtu edhe për serbin, dhe duhet të jetë i njëjtë sikur kur akuzohet ndonjë ministër po një qytetar i thjeshtë i Kosovës, por fatkeqësisht kjo nuk është e vërtetë në Kosovë”, u shpreh analisti Naim Miftari.

FIDANISHTJA

Lufta e paskrupullt për pushtet

Analisti Skënder Kapiti thotë se bandat dhe grupet kriminale ekzistojnë dhe prova ka, por ato nuk i di publiku shqiptar dhe publiku ato i mëson nga media, opinionistët dhe gazetarët e guximshëm.

Ai shton se mafia kurrë nuk guxon të ngrihet dhe të sfidojë shtetin, ligjin dhe drejtësinë po qe se ajo nuk ka mbështetjen dhe mbrojtjen e politikës dhe të drejtësisë, të bashkëpunojë me to, ose mafia të jenë vetë ata. “Edhe nëse ka individë me personalitet dhe integritet moral, patriotik dhe profesional në nivelet e larta shtetërore, politike, pushteti dhe në institucionet e tjera administrative të cilët në Shqipëri dhe Kosovë janë të paktë, dhe tjetra është se ata janë edhe frikacakë pasi nuk guxojnë të përballen me krimin dhe me kriminelët e fuqishëm të pushtetit, sepse mund ta pësojnë shumë keq prej tyre, dhe as që mendohet se mund ta mbajnë vendin e punës po dolën kundër rrymës. Një tjetër aspekt, i cili ndikon shumë në mosefikasitetin e konsolidimit të demokracisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri dhe në Kosovë, është edhe mentaliteti politiko-tribal i shoqërisë shqiptare”, theksoi Kapiti.”Nuk jemi shkëputur nga mentaliteti fisnor, patriarkal, nepotik dhe krahinor. Lufta për pushtet dhe për politikë bëhet për të kapur poste, detyra dhe për të siguruar pushtet, para e pasuri qoftë ai president, kryeministër, deputet, kryetar e sekretar komune, bashkie dhe administrator, gjyqtar, prokuror dhe avokat. Por jo vetëm kjo, mirëpo të gjithë ata të cilët i marrin këto poste të larta, ai punëson në shtet, në institucionet e tij vetëm të afërmit e vet, vëllezër, motra, dajë, teze, kushërinj, pra klanin farefisnor të tij si dhe sejmenët dhe servilët, paranë dhe të korruptuarit. Po këta pastaj kapin edhe bizneset, ekonominë dhe çdo burim tjetër prej të cilëve burojnë para dhe pasuri, kapin kontrabandën, tenderët, investimet, trafikimin e drogave dhe gjithçka fitimprurëse të ligjshme dhe të paligjshme”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Skënder Kapiti.

Nëntoka dirigjon vendimmarrjen

Analisti Naim Kelmendi ka nënvizuar se drejtësia përgjithësisht sikur është sfiduar në misionin e saj, potencialisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit, si dhe veprave të tjera të rënda, ngase siç tha në këtë drejtim gjyqtarët e prokurorët mbase as që janë përballur me kriminelët potencialë, e të inkriminuarve të mafio-politikës dhe aktorëve të bizneseve të paligjshme, të cilët vazhdojnë të operojnë pa u prekur nga ligji.

Sipas tij, në sistemin e degraduar të drejtësisë është i krijuar edhe një piramidë e klaneve brenda sistemit, të cilët mbase mbrojnë interesat e njëri-tjetrit dhe të grupeve e të klaneve të tyre, duke qenë kështu abuzuesit dhe trafikuesit e drejtësisë dhe në këtë klanizim të papërgjegjshëm sikur bëhen edhe klasifikime më pastaj së kënd dënojnë e kënd jo, kështu që këtu përfundon e drejta dhe funksioni i përgjegjshmërisë së drejtësisë. “Pra, pikërisht kjo tregon në vazhdimësi degradimin e vetë sistemit të drejtësisë nga ata që potencialisht do të duhej ta mbronin funksionin e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës për ndarjen e drejtësisë për secilin qytetar pa ndikime dhe pa klasifikime sipas interesave dhe ndikimeve. Pra, është e vështirë që sot në Kosovë t’u besohet gjykatave se mund të merret një vendim i drejtë dhe i pandikuar politikisht apo nga nëntoka mafioze, ngase janë personalitetet e njohura, por edhe në hije e të padukshme që janë mbi ligjin dhe po sundojnë në të tre pushtetet e (pa) ndara në Kosovën e kapur nga mafiooligarkia”, spikati për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.

Ndërsa profesori universitar Mazllum Baraliu ka veçuar se sistemi i drejtësisë në tërësi, përfshirë dhe atë gjyqësorë kanë ngecje serioze dhe si pasojë edhe janë në krizë tek ne në Kosovë.”Prandaj, së këndejmi edhe autoriteti i gjyqësorit po vazhdon të bjerë dhe nuk është ngritur dhe nuk po ngrihet asnjëherë, duke mos arritur që të konsolidohet, të ndërtohet e të pastrohet nga ngecjet, gabimet dhe lëshimet në përgjithësi, të cilat kanë ndodhur në vazhdimësi”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.