Mafia Italiane në tregtinë e armëve në Shqipëri

Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Shqipëri, Albino Prudentino, i cili aktualisht ndodhet në burgun Rebibbia të Romës, i akuzuar nga Prokuroria italiane si pjesëtar i grupimit mafioz të Puljas Sacra Corona Unita, ka krijuar lidhje të tërthorta biznesi me kompani, të cilat janë të përfshira në tregtinë e armëve.
Deri tani, janë të njohura investimet e tij: pastrime parash; në restorante, bare e lojra fati, në Tiranë e Vlorë. Por, gjurmët e pjesëmarrjes së tij, apo të pjesëtarëve të familjes së tij, me aksione në kompani shqiptare, çojnë në një person, që ndodhet në pozicione drejtuese në disa të tilla njëherësh, për të dalë edhe si aksioner në eksport-import armatimesh.
Gazeta Shqiptarja.com ka publikuar lidhjet e Prudentinos së Sacra Corona Unita, me subjektet shqiptare në tregun e paligjshëm të armëve, lidhjet me UNIMESCON dhe si përfshihet Lorenc Goça në skemën e shumëpërfolur./Indeksonline/