ARKATANA

Madonna paditet nga politikania radikale Le Pen

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Paris – Liderja e Frontit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen deklaron se do të hedhë në gjyq mbretëreshën e popit, Madonna, pas koncertit të zhvilluar të shtunën në Paris, ku këngëtarja shfaqi një video që përmbante pamje të Le Pen me kryqin e thyer në ballë.

Videoja ishte paraqitur edhe në koncertet e tjera në kuadër të turneut të Madonnas, dhe Fronti Kombëtar pati paralajmëruar se do të padiste këngëtaren nëse videoja do të shfaqej edhe në Francë.

Por, pavarësisht paralajmërimeve, Madonna e shfaqi videon pikërisht në koncertin e zhvilluar këtë të shtunë kur Franca shënoi festën kombëtare.

FITORJA

“Nuk mund të pranojmë një krahasim kaq të urryer”, ka deklaruar zv/kryetari i Frontit Kombëtar, duke shtuar se padia do të paraqitet këtë javë.

Videoja në fjalë, që shërben si sfond për interpretimin e këngës “Nobody Knows Me”, shfaq një fotografi të Le Pen me kryqin e thyer të vendosur mbi ballë dhe menjëherë më pas shfaqet një imazh i liderit nazist Adolf Hitler.

Marine Le Pen, e cila e mori kontrollin e partisë nga babai i saj, Jean Mari Le Pen, është përpjekur ta zhveshë imazhin e Frontit Kombëtar si raciste dhe anti-semite, e veçanërisht gjatë kandidaturës së saj për presidente të Francës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.