Hidromorava

Madonna: 207 milionë franga gjatë vitit 2012

/ 1 minutë lexim

Pas Madonës, në vendin e dytë, me 181 milionë franga të fituara brenda vitit 2012, vjen “Bruce Springsteen and the E Street Band”.

Madonna udhëheq listën prej 25 turneve më të suksesshme në botë të koncerteve, të realizuara gjatë vitit 2012. Me turneun e saj “MDNA”, ajo ka fituar plot 207 milionë franga.

Turneu ka filluar nga fundi i muajit maj në Tel Aviv dhe do të përfundojë me koncertin e fundit që ajo do ta japë më 22 dhjetor në Cordoba, Spanjë.

Fidanishtja

Pas Madonës, në vendin e dytë, me 181 milionë franga të fituara, vjen “Bruce Springsteen and the E Street Band” ndërsa në vendin e tretë është Roger Waters me 169 milionë franga.

Ndërkaq, rivalja e madhe e Madonnas, Lady Gaga me turneun e saj “Born This Way Ball” është radhitur në vendin e gjashtë, duke fituar 113 milionë franga.(albinfo)