UBT

MacShane: Kosova s’është “ tirani e korruptuar etnike” më shumë se Serbia

/ 2 minuta lexim

Londër – Gazeta londineze “The Financial Times” ka botuar sot dy reagime ndaj Profesorit kanadez Michael Ignatieff, i cili para disa ditësh kishte pohuar në një shkrim që përmendte kalimthi vendin tonë se” Kosova është ende tirani e korruptuar etnike”.

Në reagimin e Petrit Selimit, zëvendësministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, thuhet se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike (GDP) në eurozonë (5.5% në vitin 2011) dhe borxhin më të vogël në Evropë (“pothuajse hiç”). “Ka mbështetje vendore bipartizane dhe multietnike për institucionet që janë themeluar nga kushtetuta e ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari”, konstaton. Selimi, i cili shpalos zhvillimet pozitive në vendin tonë, duke përfshirë edhe marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me BE-në.

Uji Dea

Në anën tjetër, reagimi i Denis MacShane-it, deputet laburist, ministër për Ballkan në Qeverinë britanike gjatë viteve 2001-2005, është me ton më polemik. Në këtë frymë, mbasi konstaton se Kosova ka shumë nga cenet e shteteve të Ballkanit Perëndimor nga Maqedonia te Bosnja e Hercegovina, ai nënvizon se ajo ( Kosova) “nuk është tirani e korruptuar etnike më shumë sesa Serbia apo Kroacia”.

Kroacia dhe Serbia nuk përmendeshin fare në komentin e Michael Ignatieff-it, autor i librit “Lufta virtuale”, botuar më 2001, një analizë e luftës në Kosovë dhe e domethënies së saj për luftërat e të së ardhmes.