GRANDEMALL

Macron “rafale” kritikash Kosovës nga Beogradi: Hapat e njëanshëm s’çojnë sinjale të mira, do përcjellim si jetojnë serbët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i cili po qëndron në Beograd ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Macron tha se normalizimi i marrëdhënieve është pjesë përbërëse e procesit të afrimit me Bashkimin Evropian.

“Kjo çështje nuk do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe nëse nuk ka guxim politik për të arritur një zgjidhje. Në këtë drejtim, dua të përgëzoj autoritetet serbe që në fund të vitit të kaluar filluan zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi shprehur shqetësimin tonë për veprimet e fundit të njëanshme të Kosovës, të cilat nuk dërgojnë një sinjal të mirë. Ju siguroj që Franca do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje të veçantë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe në këtë kontekst, jemi veçanërisht të përkushtuar për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe,” tha Macron.

Ai theksoi se mesazhi i tij sot është, para së gjithash, një mesazh vendosmërie dhe besimi.

ARKATANA

“Do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për ndërmjetësimin evropian për të arritur përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që është thelbësore edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë mënyrë do të përmirësohen marrëdhëniet tuaja me të gjithë partnerët. Do të kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tuaj,” tha Macron.

Më tej Macron ka falënderuar Aleksandër Vuçiqin për “vendimet strategjike që ka marrë sot”.

“Dhe për angazhimet që keni marrë dhe që i keni ndjekur që nga muaji shtator. Kemi biseduar shumë herë gjatë pesë viteve të fundit, që nga vizita ime e fundit, kemi diskutuar shumë në vende të ndryshme, kemi ndarë analizat tona. Kam mësuar shumë duke ju dëgjuar. Shpesh kemi qenë dakord, dhe kur nuk kemi qenë dakord, gjithmonë kemi respektuar njëri-tjetrin, por gjithmonë keni bërë atë që keni thënë se do të bëni dhe kjo është diçka që e vlerësoj vërtet dhe kjo është ajo që është miqësia midis dy popujve tanë,” theksoi Macron.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.