“Mabetex”, punësime të reja në Kazakistan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i kompanisë “Mabetex Project Engineerin”, në Kosovë, Islam Pacolli, të hënën ka përcjellë 49 punëtorë nga Aeroporti i Prishtinës drejt Kazakistanit. Pacolli për Tribunën ka thënë se në vazhdën e punësimit të punëtorëve të profesioneve të ndryshme të lëmit të ndërtimit vetëm në fillim të këtij viti janë punësuar gjithsejtë 122 punëtorë.

“Prej të cilëve këtë të shtune 73 janë përcjellë për punë jashtë vendit, përkatësisht në Kazakistan, ndërsa të hënën janë përcjellë 49 të tjerë”, ka thënë Pacolli. Ai ka thënë se këto punësime “Mabetex” është duke i bërë me qëllim të zbutjes së papunësisë në vend.

UBT

“’Mabetex’ si ndërmarrje e cila kryesisht merret me lëmin e ndërtimit, ka dhënë në të kaluarën, po ashtu edhe tani një kontribut jashtëzakonisht të madh ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit, përkatësisht në zbutjen e papunësisë në Republikën e Kosovës, duke punësuar një numër të konsiderueshëm të të rinjve në Kosovë, si dhe jashtë vendit”, ka thënë Pacolli.