Mobi Casa

LVV: Vitia nën qeverisjen “brilante” të Sokol Halitit për vitin 2016 renditet ndër komunat me performancë të dobët

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Përmes këtij reagimi, ne Lëvizja VETЁVENDOSJE! i bëjmë thirrje Kryetarit Haliti që Komunën ta kthejë në shërbim të qytetarëve dhe të punoj konform nevojave të tyre imediate, e jo të punoj e veproj në bazë të interesave reciproke e në shërbim të klientelës së LDK-së. Komuna nuk është pronë e askujt dhe paraja publike duhet të përkthehet në dobi të qytetarëve e jo në shërbim të një komuniteti të vogël njerëzish siç aktualisht po bëhet.

Raporti i përformancës së komunave që bëhet nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) është një instrument i rëndësishëm për pasqyrimin e punës së komunave dhe promovimin e transparencës në procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Sistemi për menaxhimin e përformancës (SMPK) së komunave për 14 fusha të ndryshme themelore, të cilat përfshijnë 18 shërbime nga kompetencat vetanake të komunave, në matjen e përformancës së komunave për vitin 2016, SMPK i ka interesuar shkalla e arritjeve për 24 rezultate të ndryshme nga 14 fushat përkatëse.

RCCOLA

Fushat themelore për të cilat bëhet matja e përformancës së komunave janë: Shërbimet Publike Administrative, Të drejtat e njeriut, Shërbimet Sociale dhe Familjare; Kulturë, Rini dhe Sport; Menaxhimi i Fatkeqësive; Planifikimi Hapësinor; Hapësirat Publike; Infrastruktura Rrugore; Transporti publik komunal; Parkingjet publike; Furnizimi me ujë të pijshëm; Kanalizimi; Menaxhimi i mbeturinave dhe Mbrojtja e mjedisit.
Bazuar në raportin vjetor për përformacën për të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, e cila bëhet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Vitia renditet ndër komunat me përformancën më të dobët në nivel vendi.

Ky raport profesional i mbështetur nga 14 fusha, tregon më së miri për qeverisjen ”brilante” të Sokol Halitit, e cila çdo ditë e më shumë po dëshmon se nuk është në shërbim të trupit publik, por në interesa të ngushta klienteliste e klanore. Për dështimet të cilat janë duke e përcjellë qeverisjen Haliti, qytetarët e ndëshkuan edhe përgjatë zgjedhjeve parlamentare, të cilat këtë subjekt e nxorën si subjekt më rënje tejet të madhe si nivel lokal ashtu edhe atë nacional.

Përmes këtij reagimi, ne Lëvizja VETЁVENDOSJE! i bëjmë thirrje Kryetarit Haliti që Komunën ta kthejë në shërbim të qytetarëve dhe të punoj konform nevojave të tyre imediate, e jo të punoj e veproj në bazë të interesave reciproke e në shërbim të klientelës së LDK-së. Komuna nuk është pronë e askujt dhe paraja publike duhet të përkthehet në dobi të qytetarëve e jo në shërbim të një komuniteti të vogël njerëzish siç aktualisht po bëhet thuhet në reagimin e LVV dega në Viti./rajonipress/