HW

LVV: S’ka marrëveshje pa njohje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Është bërë gati një dekadë prejse ka nisur procesi i dialogut Kosovë – Serbi, por ende nuk është arritur një marrëveshje, e cila do ta përmbyllte këtë proces. Përkundrazi, vlerësohet se mund të kalojë edhe viti 2019 pa pasur një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se janë pikërisht bisedimet të cilat kanë krijuar raporte jonormale mes Kosovës e Serbisë. Duke pranuar që të diskutojë për pavarësinë e shpallur, Kosova sipas tij e ka kontestuar pavarësinë e saj.

“Pikërisht bisedimet kanë bërë që Kosova me Serbinë të mos kenë raporte normale. E kundërta do ta detyronte Serbinë që ta njihte realitetin e mbi atë realitet pastaj të merrte edhe vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

FIDANISHTJA

Zgjidhjen sipas tij mund ta sjellin vetëm raportet e reciprocitetit politik, ekonomik e tregtar me Serbinë. Ndërkohë, ndonëse presidenti Hashim Thaçi po vazhdon të zotohet se këtë vit do të ketë marrëveshje finale me Serbinë, Selimi është shprehur i bindur se një marrëveshje e tillë nuk do të vijë derisa Serbia të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Mund të ketë marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, mund të ketë marrëveshje edhe mes Thaçit dhe Serbisë. Por marrëveshje mes Kosovës e Serbisë kurrë nuk do të ketë përderisa Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu që nuk janë as afër rrethanat dhe as kushtet që të ketë raporte normale mes dy vendeve përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, ka nënvizuar deputeti i LVV-së. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.