Fundamenti

LVV: Sektori i bujqësisë, pothuajse i harruar!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Territori i komunës sё Vitisë, shquhet si vend rural bujqësor. Kёtё territor e nxjerrin tё tillë toka shumë pjellore e sidomos ajo përgjatë lumit “Moravë e Epërme” e cila është e përshtatshme për kultivimin e të gjitha kulturave bujqësore. Nё raport me këto pasuri, qeveria lokale e udhëhequr nga LDK-ja, pothuaj si çdo qeverisje e pasluftës, ka neglizhuar tё investoj mjaftueshëm nё kёtё sektor thuhet në reagimin e LVV në Viti.

Pothuajse se i gjithë subvencioni i shpërndarë nё forma tё ndryshme prej dikasterit përkatës përveç që ka qenë jo i cilësisë së mirë ﴾rasti i inkubatorёve, deklaruar nga qytetarë të ndryshëm ﴿, ato në shumicën e rasteve dyshohet se i janë dhёnё strukturës sё tij partiake. Pra, sektori i bujqësisë gjithnjë sipas dyshimeve shihet si mundësia më relevante për keqpërdorime me subvencione bujqësore.

Për kohë Komuna e Vitisë ka anashkaluar kёtё sektor mё rëndësi për qytetarët e saj. Përpos problemeve tjera, bujqit e kësaj komune po i shqetëson edhe infrastruktura e dobët fushore, pёrkatёsishtё niveli i dobët-i pakalueshëm i rrugëve bujqësore. Komuna e Vitisë nё raport me kёtё problem mjaft shqetësues, nuk ka arritё tё krijojё infrastrukturë tё mjaftueshme, madje një gjendje e tillë vazhdon të jetë edhe pas gjithë brengave tё mëdha tё bujqёve vitias.

Pothuajse pjesa dërrmuese e rrugëve fushore janë nё gjendje tё mjerueshme dhe duke qenё nё një gjendje tё tillë, fshataret po kanë vështirësi ti punojnë tokat e tyre.

Komuvitias dhe të rregulloj të gjitha rrugët bujqësore në komunën tonë.

Uji Dea

Komuna e Vitisë zotëron mjaft tokë të punueshme, ndërsa në disa nga zonat, transportimi i prodhimeve bujqësore është tejet i vështirë. Kjo ndodh veçanërisht në pranverën e hershme dhe në vjeshtën e vonshme kur sasia e reshjeve është më e theksuar, duke penguar kështu lëvizjen e lehte të bujqёve për në fushat e tyre.

Rregullimi i rrugëve fushore ёshtё tejet i nevojshëm për komunën tonë dhe nuk mund të ketë bujqësi intensive pa rrugë të përshtatshme bujqësore. Ky problem shqetëson bujqit e fshatit Remnik, Lubisht në disa pjesë, Podgorc, Skifteraj në disa pjesë, etj.

Pra, autoritetet lokale për rëndësinë dhe vlerën që posedon kjo lami, do duhej ti kushtonin rendësi primare, pasi punimi i tokës është bazë për zhvillimin ekonomik të ekonomive familjare por edhe të ekonomisë së vendit në përgjithësi.

Lëvizja VETЁVENDOSJE! kërkon prej qeverisjes Haliti, që të merr për bazë kёtё shqetësim të bujqve thuhet në reagimin e LVV dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.