ARKATANA

LVV: Salih Salihu do të fitoj në Viti

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Lëvizja VETЁVENDOSJE!, Qendra në Viti, Shtabi Zgjedhor, kandidatët për Asamble të Komunës dhe të gjithë aktivistët e saj në Viti, sigurojnë qytetarët e Vitisë, se Lëvizja VETЁVENDOSJE! në Viti është unike, e organizuar dhe e fuqishme në marshin e saj drejt fitores së kandidatit të saj, profesor Salih Salihut.

Nuk ka forcë, që mund të ndal vullnetin e qytetarëve të Vitisë për ndryshime. Përpjekjet e Sokol Halitit, të ndihmuar edhe nga individ e grupe brenda PDK-së dhe të tjerë, me të cilat faktikisht ka qenë në bashkëqeverisje për katër vitet e fundit, që me shpifje e fabrikime nga më të ulëtat, duke mos kursyer edhe ato personale e familjare, me përpjekje për shantazh e presione mediale të dëmtojnë personalitetin e profesor Salihut, nuk do të kenë sukses.

Nuk do të ketë sukses as presioni ndaj kandidatëve për asamble dhe aktivistëve të Lëvizjes e as tentimi për të blerë apo kërcënuar qytetarët në shkëmbim të votës. Vitia e njeh mirë profesor Salihun dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, prandaj e ka mbështetur dhe do ta mbështes edhe më fuqishëm.

Zgjedhjet e 11 Qershorit dëshmuan se Lëvizja VETËVENDOSJE! në Viti është subjekti i parë politik dhe Salih Salihu është përfaqsuesi i saj më legjitim që do të udhëheqë Vitinë. Kjo mbështetje qytetare, e cila po zgjerohet për çdo ditë e më shumë, na ka shtuar ndjenjën e përgjegjësisë që të përgatitemi për qeverisjen e re të pas 22 tetorit me Salih Salihun në krye.

Mobi Casa

Për këtë qëllim, Salih Salihu, kandidatët për Asamble dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! në tërësi janë përkushtuar që të forcojnë kontratën me qytetarët e Vitisë, për të ndërtuar qeverisjen e re, të përgjegjshme, efikase dhe llogaridhënëse, që do shënoj fundit e mendësisë së deritanishme primitive, të bazuar në interesa individuale e klanore.

Me këtë rast, i sigurojmë qyetarët e Vitisë, që çdo shpifje e fabrikim do të demaskohet e denoncohet në organet përgjegjëse të shtetit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Salih Salihu po vijnë.
Vitia po çlirohet nga mendësia e vjetër dhe keqqeverisja e keqmenaxhimi.
Me mendje e zemër për Vitinë
Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Viti.

Mund të ju interesoj: