Fundamenti

LVV: Rogana u anashkalua dhe u harrua nga qeverisja komunale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në këtë mandat qeverisës të udhëhequr nga koalicioni PSD&AAK, Roganën e anashkaloi duke e lënë si një lokalitet të harruar. Së shpejti përfundon ky mandat qeverisës, dhe Rogana sot duket njësoj si para marrjes së këtij mandati. Nuk u pa e arsyeshme ndërtimi i një shtëpie të kulturës apo e një biblioteke, e madje as meremetimi i shtëpisë së kulturës ekzistuese. Gjithashtu, rrugët janë shumë të dëmtuara për gjatë gjithë fshatit, trotuari nga qendra e fshatit në drejtim të fshatit Muqivërc, thuajse është i shkatërruar tërësisht, objekti i shkollës fillore “Metush Krasniqi” është në gjendje jo të mirë dhe ka nevojë për një renovim të tërësishëm thuhet në reagimin e LVV në Roganë.

Mobi Casa

“Punimet e filluara të parkut në lagjen e Kranidellëve kanë ngecur, apo më mirë të thuhet vetëm janë hapur gërmadha qe sa kohë, dhe ashtu kanë mbetur. Kujtojmë se me këtë park ishte bërë bujë se po fillon si nevojë për klubin e atletikës “Rogana”, e në fakt nuk ka të bëj fare me këtë klub, ku edhe klubi i atletikës “Rogana” kishte një reagim. Rogana ende nuk ka ujësjellës edhe pse kishte filluar projekti para këtij mandati, dhe ende nuk është përfunduar. Ambullanta ende nuk është duke punuar për 24 ore siç ishte premtuar. ( Ditëve të fundit është paralajmëruar se do të filloj së shpejti puna 24 orë në Ambullantë). Disa rrugë kanë nevojë të asfaltohen, por dy rrugë që janë më të nevojshme të asfaltohen dhe nuk u asfaltuan janë: nga shkollat e deri në fshatin e ri (rruga drejt urës së balës), dhe nga lagjja e Kallabëve në mes të fshatit deri tek Tyrbja. Roganës nuk iu kthyen në investime tatimet në pronë të rreth 500 shtëpive e as të shumë bizneseve që operojnë në këtë lokalitet ndër më të mëdhenjtë në komunën e Kamenicës” thuhet në reagimin Lëvizjes Vetëvendosje në Roganë./rajonipress/