LVV: Qeverisja Haliti pa strategji dhe vizion qytetarë!
Viti – Niveli i qeverisjes Haliti, përpos qё është selektiv, njёherit karakterizohet edhe me njё logjikё mashtruese e cila skajshmёrisht ёshtё vёnё nё funksion tё “avancimit tё mëtejmë politik”. Mirёpo ky manipulim nё hapa dhe metodologji ёshtё pasqyruar aq shumё sa ka dhënё edhe efekte negative. Gjithë projektet e “realizuara” ashtu edhe nё numёr tё vogёl përveç qё janё përcjellur prej parregullsive tё shumta, ato njëherit janё transferuar kryesisht edhe tek rrjetet e tij tё ngushtë thuhet në reagimin e LVV dega në Viti.
Dëshmi ndaj kёsaj padrejtësie janё shumё projekte. Pra pushteti lokal skajshmërisht ёshtё duke u shfrytëzuar prej rrjeteve ekonomike, dhe njё gjё e tillё ёshtё duke u mundësuar prej kryetarit Haliti.
Pra, ai ёshtё urё lidhëse pёr kёtё shpërdorim. Nivelit të shpërdorimeve nuk i ka shpëtuar as edhe një lokalitet e asnjë dikaster lokal. Aktualisht pjesё e selektimit komunal pothuaj si pjesa dërrmuese e lokaliteteve të vijёs jo partiake me pushtetin nё fuqi, ёshtё duke u gjetur edhe fshati Podgorc.
Ky fshat fatkeqësisht që nga fillimi ёshtё anashkaluar prej autoriteteve komunale, madje po bёhen afërsisht 4 vite tё qeverisjes Haliti, dhe ende një investim i nevojshëm nuk është bër. Për papёrgjegjёsinё e dhёnё, banorёt e këtij lokaliteti janё ndjerë tё detyruar tё bёjnё edhe kërkesë mё shkrim adresuar autoriteteve lokale.
Banorët e këtij fshati kanё deklaruar se problem themelorë kanё rrugën e cila gjendet nё kushte tё këqija. Ndaj kёsaj problematike autoritetet komunale tё cilat janё edhe brenda obligimit qytetarë e ligjor asnjëherë nuk kanё vizituar kёtё lokalitet pёr ti konsultuar bashkërisht anomalitë shqetësuese. Para ca kohësh ata ﴾ banorët ﴿ kishin paraqitur edhe njё kёrkesё me shkrim drejtuar organeve komunale, duke i potencuar tekstualisht problemet njё nga njё.
Pra, ne Lëvizja VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti, duke parё situatën nё terren, si dhe anashkalimin e fshatrave sa i përket nevojave themelore, kërkojmë prej qeverisjes Haliti qё ti priorizoj investimet e saj dhe të rrisë nivelin e qeverisjes lokale.
Pasi obligim i njё qeverisje lokale ёshtё rregullimi i kushteve tё nevojshme pёr qytetarë dhe jo çmimet e “fituara”, jo presioni medial, jo destinimi i projekteve tek mbështetësit e tij, jo cilësia e dobët nё projekte si dhe jo strategjitë afatshkurtra-ditore. Kësaj qeverisje aktuale përpos qё i mungon vizioni i shëndosh nё çështje prioritare cilësore, ajo njëherit vuan edhe për ekspozim tё madh mediatik, çka pёr qytetarët ёshtё sa injoruese aq edhe e padrejtë. Qeverisje e drejtё nuk konsiderohen investimet pa plan dhe strategji, si dhe presion tё pashembullt ekipit tё tij tё shpenzuar.
Kjo logjikё qeverisëse krijon përshtypjen apo perceptimin e njё qeverisje personale në shërbim të një një grupi të caktuar dhe jo nё shërbim pёr qytetarët. Edhe njëherë konsiderojmë qё kjo qeverisje ёshtё e papriorizuar dhe manipuluese nё çdo aspekt, kёtё e flasin si kërkesat e banorëve pёr çështjet shqetësuese ashtu edhe i tёrё fokusi komunal drejtuar si bizneseve bashkëpunuese ashtu edhe fshatrave qё pretendohen tё përkthehen nё votë elektorale. E vetëquajtura qeverisje ”brilante”, dhe “institucionaliste”, ka dështuar tё jetё qeverisje me pёrgjegjёsi dhe nevojë qytetare. Kjo qeverisje sipas gjithë parametrave valid quhet-definohet qeverisje familjare dhe klienteliste, pasi gjithё dikasteret komunale janё tё mbushur me militant e servile partiak, duke filluar prej Sistemit Arsimor e deri tek ai i Pylltarisë thuhet në reagimin e LVV dega në Viti./rajonipress/


