United Hospital

LVV: Po, Sami Kurteshi, Gjilani është me Ty dhe VV-në !

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të shtunën ishte ditë e ftohët dhe me borë. Qendra e VV-së në Gjilan ishte mbushur përplot veprimtarë, të rinjë e të reja. Kishte edhe të moshuar, gra e burra të cilët assesi nuk i zinin lokalet e VV-së. Shumë të tjerë qëndronin në këmbë, përballë zyrave. Këtë vrull rinor dhe këtë zjarr shpirtëror për ta sjellur ndryshimin në Gjilan, nuk mund ta shuante as shiu, as të ftohtit, e as dëbora që binte pa u ndalur. Kjo është Lëvizja e madhe, e gjakut të kuq rinor.

Kjo është Vetëvendosja e fitores në Gjilan që nuk mund ta ndalë asnjë stuhi, asnjë djallëzi e asnjë shpifje e ulët e njerëzve të dëshpëruar që tashmë janë përfshirë nga ethet e humbjes së sigurt. Kishin ardhur ta prisnin, kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, Sami Kurteshin, i cili erdhi bashkë me deputetin dhe njeriun e dashur me zemër nga gjithë populli, ikonën e politikës në Kosovë, Albin Kurtin. Njeriun më të dijshëm dhe më të votuar nga qytetarët e vendit tonë që me padurim po e pret ndryshimin e madh me Lëvizjen Vetëvendosje.

Erdhi Albini, i përshëndeti të gjithë me mendje e zemër dhe pa vonuar shumë, u radhitën të ecnin qendrës së qytetit. Rreshti i fitores ishte i gjatë dhe i pafund. Në ballë u printe Albin Kurti, përkrah me Sami Kurteshin, kryetaren e Qendrës së VV-së, Besa Baftiun. Te tretë të rrethuar nga kandidatët për asamblenë komunale të cilët gjatë ecjes, kontaktonin me qytetarë, bisedonin me ta dhe ua jepnin programin. Kudo mirëkuptim, qeshje e optimizëm për fitoren e sigurt. Vargun e gjatë të veprimtarëve e simpatizantëve të VV-së, nuk mund ta pengonte as shiu, as dëbora, e as të ftohtit që mbretëroi përgjatë gjithë ditës. Vizita të shumta, takime e shpalosje të njëzet zotimeve të VV-së dhe kryetarit të ardhshëm, Sami Kurteshi për një Gjilan ndryshe nga ky i sotmi të cilin e ka përfshirë kaosi, nepotizmi, borxhet e mëdha « deri në fyt » të trashëguara nga Huta deri te Luta, që e kanë ngulfatur zhvillimin ekonomik, kulturor e sportiv të Gjilanit. Mbi të gjitha, tashmë është instaluar logjika e mbrapsht e mashtrimit dhe e premtimeve të kota në çdo segment të jetës. Të gjitha këto bashkë, kanë humbur besimin dhe shpresën për një perspektivë në komunën e Gjilanit, e cila dikur radhitej ndër komunat më të industrializuara të Kosovës.

United Hospital

Deti i madh i gruas gjilanase me VV-në dhe Sami Kurteshin

Në ora 17-të, mbahet tubimi i madh me gratë gjilanase në sallën e teatrit të qytetit. Ishte një det i tërë me gra e vajza që ia kishin mësyer këtij tubimi. Nuk i ndalte asnjë pengesë që të vinin grupe-grupe nga të katër anët. Salla ishte mbushur përplot, shumë prej tyre rrinin në këmbë, ndërkaq të tjerat në korridor dëgjonin me kujdes fjalimet e deputeteve, Besa Baftiu, Donika Kada, Fitore Pacolli dhe Nazlije Bala nga Sekretariati i gruas së VV. Në sallë mbretëronte atmosferë festive, duartrokitje e brohoritje për fitore. Në këtë atmosferë, kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi shpalosi zotimet e qeverisjes së re për Gjilanin. Në qendër të vëmendjes pozita e gruas gjilanase, përparësitë për avancimin e saj në të gjitha fushat e jetës. Pastaj zotimi për zhvillimi ekonomik, arsimor, kulturor e sportive dhe prezantimi i kandidateve për asambleiste. Gratë më të zgjedhura, më kompetente e më të vendosura për ndërtimin e Gjilanit. Lëvizja Vetëvendosje nuk premton, por zotohet me mendje e me zemër për ndryshimin e gjendjes së vështirë ekonomike, për rikthimin e drejtësisë, shpresës dhe perspektivës për të jetuar me dinjitet në Gjilanin tonë.

Sa më afër ditës së zgjedhjeve, aq më e sigurt po bëhet fitorja e VV-së dhe Sami Kurteshit, kryetar. Këtë fitore po e sjellë puna e madhe vetëmohuese e VV-së, programi i saj i shpresës dhe fjala e dhënë e besës nga Sami Kurteshi për një Gjilan të zhvilluar dhe evropian, ku do të zbatohet drejtësia, barazia dhe ligji i njëjtë për të gjithë. Urime fitorja, pra ka shkruar Ismet Rashiti nga zyra për informim e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.