FIDANISHTJA

LVV paralajmëron kallëzim penal për kryetarin e Artanës, Prokuroria hesht

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ne do të ngrisim një kallëzim penal lidhur me këtë rast, e do të grumbullojmë dëshmi edhe për raste të tjera, për t`i proceduar në Prokurori e Gjykatë. Nuk do të ndalemi derisa këtë Kryetar të papërgjegjshëm e të korruptuar ta largojmë nga Komuna” është shprehur Gashi i LVV në Artanë.

“Kryetari Sfetislav Ivanoviq paska zgjedhë një ditë dimri me acar që t`i vizitojë disa familje skamnore, kurse të kundërtën e bën përditë. Ky Kryetar është më së paku që mendon për të mirën e qytetarëve. Asnjë rrugë nuk është e pastruar sepse një kamion i vetëm ka qenë edhe është shkatërruar. Nuk është mirëmbajtur asnjëherë. Me pakë mjete kish mund që ta fuste në funksion. Por, ky madje nuk e funksionalizon as ndriçimin, e as ujësjellësin që në shumicën e fshatrave nuk funksionon, përkundër faktit që janë shpenzuar me qindra mijëra euro” thotë Abdyl Gashi i LVV.

Mobi Casa

“Të dalësh në foto tek familjet skamnore në ditët e ftohta si Kryetar Komune, e në anën tjetër të punosh kundër gjendjes së tyre, është mos përgjegjësi e manipulim. Për këtë gjendje kemi kërkuar disa herë që të raportojë në Kuvend, të sjellë listat konkrete se cilave familje po ju ndihmon, por deri më sot nuk ka ndodhë asnjë raportim në Kuvend. Prandaj ne kërkojmë transparencë e raportim në Asamble Komunale. Nuk presim transparencë e qeverisje të mirë nga ky Kryetar, sepse një Kryetar i cili punëson ‘Gruan’ e tij, e cila nuk e vijon asnjë ditë pune. Po të kishim një shtet ligjor ky nuk do të kishte mundur të qeveris asnjë ditë të vetme me Komunën. Ne do ta kundërshtojmë këtë Kryetar duke u bazuar në fakte e argumente. Sot do ta publikojë një listë ku mundë ta shihni se sa e ka pagën ‘Gruaja’ e Kryetarit Vesna Ivanoviq e cila nuk paraqitet në punë. Ne do të ngrisim një kallëzim penal lidhur me këtë rast, e do të grumbullojmë dëshmi edhe për raste të tjera, për t`i proceduar në Gjykata. Nuk do të ndalemi derisa këtë Kryetar të papërgjegjshëm e të korruptuar ta largojmë nga Komuna” është shprehur Gashi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.