FIDANISHTJA

LVV në aksion me parullën:“Barazi në institucione, në punë dhe në pronë”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kjo është parulla me të cilën aktiviste dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, shprehën shqetësimin e tyre për mos barazinë e madhe shoqërore ku gruaja është shumëfish e shtypur.

Këto parulla ata i shënuan mbi muret e institucioneve komunale, duke thënë se këtë mesazh duan ta përçojnë deri tek ata që duhet të veprojnë institucionalisht.
“Pavarësisht se në kuadër të ligjeve të Republikës së Kosovës, ekziston edhe ligji për Barazi Gjinore, ai për një dekadë e tepër tashmë ka mbetur vetëm i shënuar në letër, si mungesë e moszbatueshmërisë së tij. Në Kosovë gruaja është larg institucioneve, larg punës dhe larg pronës. Këtë më së miri e tregojnë edhe statistikat, sipas së cilave rreth 82% e grave janë mos-pjesëmarrëse në tregun e punës, ndërkohë që vetëm 4% e tyre janë pjesëmarrëse në trashëgimi të pronës. Kjo është mjaft shqetësuese dhe do të duhej të ishte për të gjithë, sepse pa barazi gjinore dhe të drejta të barabarta edhe për gruan, nuk mund të ketë zhvillim të një shteti”, ka thënë aktivistja dhe asambleistja Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Eco Higjiena

Ky aksion, është vazhdë e aksioneve të ndërmarra nga gratë e Lëvizjes, e që është shënuar në të gjitha qytetet e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.