UBT

LVV: Kryetari i Kllokotit, Vladan Bogdanoviq instrument i Listës Serbe

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të thirresh në legjitimitetin e votuesve dhe të veprosh nën dirigjimin e një subjekti politik që vepron nën tutelën e Vuciqit është një absurd i llojit të vet. Komuna e Kllokotit e drejtuar nga një kryetar “kukull”, i cili në vazhdimësi manipulon duke luajtur rolin e një kryetari “liberal” në kontekstin e etniteteve që jetojnë në Kllokot është modeli më i keq i një qeverisje komunale. Përkundrazi, kryetari në fjalë është një nacionalist, i cili lojën politike e zhvillon në prapavijë, duke i shërbyer interesave të Listës Serbe e jo qytetarëve për çka është zgjedhur thuhet në reagimin e LVV dega në Kllokot.

Të jesh kryetar dhe të jesh i zhveshur nga autoriteti i të qenit kryetar, edhe paradoks i pashembullt në demokracitë liberale. Po të bisedosh privatisht, kryetari e pranon se ndikimi i tij është minimalisht i vogël në raport me menaxhimin e ekzekutivit, të cilët janë emëruar nga Lista Serbe, pasi vet zgjedhja e tij ka qenë aksidentale.

Anarkia në institucion vërehet sapo të hysh në zyrat e administratës komunale, pasi drejtorët e departamenteve janë vegla të politikave të Listës serbe e jo shërbëtor të qytetarëve. Kjo anarki e pashembullt është pasqyrë reale e një kryetari aksidental, i cili nuk ushtron autoritetin e tij të përcaktuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Nëpunësit civil, të cilat kanë detyra përgjegjësi institucionale, shumicën e kohës i gjenë duke bredhur kafiterive e duke kryer punë tjera private. Kjo është logjika e qeverisë komunale e udhëhequr nga kryetari “Kukull”, i cili është zgjedhur aksidentalisht.

RCCOLA

Kjo qeveri komunale në krye me kryetarin aksidental ndihmohet edhe nga disa subjekte politike shqiptare, të cilët janë servil përballë keqpërdorimeve të parasë publike, keqmenaxhimit, diskriminimit të komuniteti shqiptar në investime dhe politika tjera publike.

Kryetari aksidental duhet të ndryshoj qasje në investimet publike dhe politikat tjera publike, të cilat duhet të kalojnë frymën e diskriminimit etnik. Kryetari duhet të zhveshet nga uniforma ideologjike e Listës Serbe, pasi fitorja e tij është determinuar nga votuesit shqiptar.

Neve si subjekt opozitar kemi punuar dhe do të punojmë në kritikën dhe aktivizmin e vazhdueshëm, duke kritikuar, denoncuar për keqpërdorimet, pasi nuk ka rrugë tjetër drejt vetëdijesimit dhe emancipimit të komuniteteve që jetojnë në këtë komunë thuhet në reagimin e LVV./rajonipress/