LVV: Keqqeverisjen Haliti po e dëshmon realiteti!
Viti – Edhe ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! qendra në Viti, shprehim shqetësimin e radhës ndaj gjendjes së rënd në fshatin Zhiti, përkatësisht rrjetit jo funksional të sistemit të kanalizimit. Kjo gjendje njëherit është pasqyrë e vërtet e qeverisjes Haliti, e cila po përfundon mandatin qytetarë pa dhënë e treguar as edhe minimumin e një qeverisje të drejtë e qytetare.
Ky lokalitet për kohë ballafaqohet me mungesën e funksionimit të rrjetit të kanalizimit, dhe duke qenë nën këtë padrejtësi komunale ﴾shqetësim nga ujërat e zeza﴿, qytetarët vuajnë dukshëm si prej kundërmimit ashtu dhe kontaminimin ﴾ndotjen﴿ e tokave pjellore.
Banorët prej organeve komunale disa herë kanë kërkuar që ky problem të mënjanohet por një gjë e tillë është mbet pas dore. Mirëpo banorët çka i indinjon-shqetëson më tepër se gjendja e krijuar në terren, është edhe injorimi i skajshëm i kërkesës së drejtë të tyre ﴾ të këtij lokaliteti ﴿ nga institucionet komunale të Vitisë.
Nga injorimi komunal, banorëve tё fshatit Zhiti, çdo ditë e më shumë po iu vërshohen nga ujërat e zeza tokat e tyre punuese, çka i bënë njëherit disa hektarë të pamundshme për tu punuar. Kjo është mënyra në të cilën qëndron papërgjegjshmëria komunale, e cila nuk interesohet për hallet dhe brengat e qytetarëve, por dukshëm këtë hapësirë e zë nevoja për përfitim material e politik.
Pra, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kërkojmë prej organeve komunale që për rastin në fjalë urgjentisht të ndërmerren veprime konkrete, në mënyrë që banorët e atij lokaliteti ﴾Zhiti﴿ të mos ballafaqohen ose preken nga ndonjë epidemi e mundshme. Kjo njëherit bëhet edhe më e padrejtë duke marrë për bazë si obligimin komunal ashtu dhe atë të dikurshëm elektoral, pra, për një jetë më të dinjitetshme dhe jo mbijetesë pa dinjitet. Pra dikur aspekti elektoral garantonte për një qeverisje të drejtë dhe pa anime politike, ndërsa tash për paradoks po shpërfaqet ose iniciohet e kundërta e asaj çfarë potencohej, pra keqqeverisja.
Sokol Haliti, në mendësinë e tij është i karakterit dinak. Dinakëria e tij nënkupton dëmtim ndaj gjithkujt, e lёrё më strukturën e tij të brendshme. Qytetarët janë duke e kuptuar fenomenin Haliti, i cili çdo ditë e më shumë arrinë të instalojë në institucionet lokale ekipin e tij ashtu edhe të dobët. Qeverisja e drejtë dhe cilësore z. Haliti, nuk nënkuptohet duke rehatuar servil dhe përkrahës partiak në sektorë të ndryshëm komunal, si dhe duke ushtruar presion nivelit mediatik.
Qeverisja e drejtë dhe cilësore prodhohet kur mbizotëron transparenca dhe llogaridhënia mbi gjitha sundimi i meritokracisë.
Lëvizja VV për mënyrën dhe nivelin e dobët qeverisës Haliti, posedon gjithë dëshmitë relevante, çka njëherit e tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj logjike të dobët komunale./rajonipress/


