ARKATANA

LVV edhe njëherë flet për dështimet e Qeverisjes Haliti!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Qeverisja aktuale me nё krye me Sokol Halitin, ёshtё dëshmuar se pёrbёn qeverisje familjare dhe militantiste. Dëshmi se kjo qeverisje nuk pёrfaqёson vullnetin e plotë qytetarë ёshtё pasqyra aktuale, e cila dëshmon argumentueshëm për manipulim me paranë publike, njёkohёsisht edhe përqendrim tё investimeve nё fshatra tё ndryshëm.

Ne, Lëvizja VETЁVENDOSJE! përmes këtij reagimi publik duam t`i prezantojmë opinionit qytetarë njёmendёsinё-REALITETIN QEVERISЁS të pakontestueshme tё qeverisjes se z. Haliti. Kjo logjikё asociale dhe kundër tё investimit tё barabartë ka shkaktuar aq padrejtësi e shkelje sa ka humbur edhe obligimin për tё cilin ka thirrje publike, shërbim në baza qytetare. Kur themi qeverisje nё baza partiake dhe militantiste, ne e argumentojmë përmes fakteve konkrete, pra kemi raportin e avokatit tё popullit dhe vlerësimin e tij. Nё atё raport decedivisht argumentohen shkelje tё shumta tek institucioni arsimor, pёrkatёsishtё flet për padrejtësi nё formimin e komisioneve vlerësuese për kuadro arsimor. Kjo ёshtё shkelje kushtetuese dhe nё një shtet tё sё drejtës, ky akt do tё ishte subjekt i gjykatave.

Pra sektori i arsimit prej kësaj qeverisje ёshtё parё si sektor rehatimi tё militantëve partiak, për kёtё ofrojmë dëshmi konkrete nёse ёshtё e nevojshme. Efekt tjetër negativ që ka prodhuar kjo qeverisje aktuale ёshtё edhe sektori i bujqësisë dhe pylltarisë, ku zyrtarët përpos që kanë shkaktuar padrejtësi dhe selektenca, ata janë zёnё nё flagrancë duke shkelur funksionet e tyre. Mirëpo çka paraqet dëmtim tё postit tё kryetarit njëherit edhe nënçmim të këtij institucioni, ёshtё pikërisht viti 2014, kur Sokol Haliti, kishte blerё tituj “Doctor Honoris Causa” si dhe “Misionar Paqeje”, dhe ishte munduar ti paraqet si meritë të tij. Por u dëshmua se është manipulim, kjo bëhet edhe më e papranueshme kur dihet se prej kujt është bërё. Sokol Haliti ushtron presion të pashembullt në gjithë resorët, kjo është shumë valide dhe tejet faktike.

Pra kjo ёshtё pasqyra e qeverisjes aktuale, e cila gjithnjë e mё shumë ёshtё nё shërbim tё klientelës sё tij. Parregullsi tjetër ёshtё edhe infrastruktura fizike, duke përfshirë asfaltimet, trotuaret dhe kanalizimet, tё cilat përpos që janë nё numër minor janë realizuar pa zbatuar asnjë kriter relevant. Sot gjysma e fshatrave ndihen tё tejkaluar vetëm pёrshkak tё orientimit tё tyre politik. Padrejtësi tjera tё shfaqura ёshtё edhe zyra e prokurimit, aty ku përvetësohen tenderët, aty ku favorizohen kompani që kanë bashkëpunim mё komunën.

Uji Dea

Sa i përket rrugëve, tё cilin e ka si prioritet themelore, kjo qeverisje ka dështuar totalisht. Çfarë po i ndodh kësaj qeverisje ёshtё absurd, rrugët ende pa i bërё një vit shkatërrohen, konkurset gjithnjë janë tё montuara, problemet nё fshatra janë tejet tё mëdha, ndërtimet pa leje janë tejet tё shprehura, gjendja nё arsim e nё gjithë sektorët tjerë ёshtё e mjerueshme, pra komuna funksionon vetëm për militant dhe sipas gjendjes reale ky institucion ёshtё i privatizuar për të qenë në shërbim të elitës së LDK-s. Pa hyrë tё detale, sektori i arsimit ёshtё mё i degjeneruari, pasi ai sektor shihet se mundësi rehatimi.

Natyrisht radhë e padrejtësisë dhe neglizhencës ёshtё edhe sektori i administratës, ajo përveç që ёshtё e mbingarkuar me staf njëherit dominohet edhe me parregullsi tё shumta.

Lëvizja VETЁVENDOSJE! posedon gjithë faktet konkrete për kёtё keqqeverisje, e cila duke ndjekur interesin material ka mbytur atё nivelin qytetarë thuhet në reagimin e LVV dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.