Eko Higjiena

LVV beson se mund t’i ndryshojë nënshkrimet për president, ekspertët kanë dyshime

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku vazhdon të jetë kandidate për presidente, bashkë me Glauk Konjufcën.

Por, megjithëse duhet tash kompromis për një zgjidhje, deputetja ende s’ka vendosur nëse është e gatshme të heq dorë nga kandidatura.

Pyetja: A e keni konsideru nëse është e mundshme ligjërisht me e tërheq kandidaturën?

Mulhaxha-Kollçaku: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë.

Pyetja: Personalisht a e keni problem?

Mulhaxha-Kollçaku: Çdo gjë në koordinim me organet e Vetëvendosjes?

Por, edhe nëse Vetëvendosje dëshiron të bëjë lëvizje tjera politike në këtë drejtim do të jetë e vështirë.

Sipas njohësve të Kushtetutës, 60 nënshkrimet e dhëna për dy kandidatët, nuk mund të tërhiqen për t’ia dhënë një kandidati tjetër.

HW

“Çështja e nënshkrimeve, tanimë janë dhënë dhe nuk mund të tërhiqen, për faktin se zgjedhja e presidentit dhe falja e besimit ndaj kandidatit, nuk është çështje që mund të bëhet pa pasur qëndrim të qartë, dhe se zgjedhja është shumë e rëndësishme, rrjedhimisht deputetët duhet të jenë”, ka thënë Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Krizë apo zgjidhje? 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri – zhvillime pas vendimit të Kushtetueses

Por, nga Vetëvendosje kanë tjetër interpretim për këtë çështje.

“Sa unë e di, Kushtetuta qëndron e heshtur sa i përket ndryshimit të orientimit të nënshkrimeve të deputetëve”, ka thënë Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Por, për një zgjidhje të situatës, nga Lëvizja Vetëvendosje llogarisin edhe në nënshkrimet e deputetëve tjerë.

“Përveç 66 deputetëve të Vetëvendosjes dhe partnerëve tanë, janë edhe 44 deputetë tjerë shqiptarë, të cilët do të mund të ofronin nënshkrimet për president”, ka thënë Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të LVV.

Derisa për diskutimin e kësaj çështjeje partitë nuk janë takuar ende mes vete, kanë mbetur veç edhe 31 ditë deri në skadimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit./Tv Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.