LVV: Arsyet pse do të fitojmë në zgjedhjet lokale si ato qendrore
Gjilan – Kryetari tash më në ikje Lutfi Haziri se ka realizuar asnjë projekt në fshat dhe sigurisht se nuk e merr guximin ta takoj fshatin sepse s`ka me çka t`iu dal në takim. “Në zgjedhjet lokale ne do të dalim fitues dhe do t`iu dalim në krah fshatarëve të fshatit Miresh” thotë Sadat Salihu kryetar i pikës së LVV në Miresh.
Panorama e fshatit tonë Miresh në ditët e verës është për çdo lakmi. Vullneti i qytetarëve për ta mirëmbajt fshatin me përkujdes maksimal të shoqatës së fshatit 17 Shkurti bën që të jetë një fshat i bukur për të jetuar.
Mungesën e përkrahjes Komunale nuk e ndien fshatarët sepse janë vet punëtor dhe nuk i bien në gjunjë Qeverisjes Komunale të pa punë. Ku në zgjedhjet qendrore partin në pushtet lënë shumë larg nga Vetëvendosja, dhe kjo tregon se këta qytetar punëtor iu treguan që jemi ka ju shohim çdo ditë për dështimet dhe ndryshimin e bëjmë vet sikurse fshatin që ndryshuam shprehet Sadat Salihu nga LVV.
Kryetari tash më në ikje Lutfi Haziri se ka realizuar asnjë projekt në fshat dhe sigurisht se nuk e merr guximin ta takoj fshatin sepse s`ka me çka t`iu dal në takim. “Në zgjedhjet lokale ne do të dalim fitues dhe do t`iu dalim në krah fshatarëve për:, Mirëmbajtje të fshatit, Mirëmbajtjen e Parkut ku qe një vit nuk interesohet fare komuna për Parkun, për infrastrukturën, për ujin, për Bujkun, për afaristët, për diasporën e madhe të fshatit dhe pritjen e tyre në mënyrën më dinjitoze, për rikthimin e shërbimeve postare të mbyllura nga ky pushtet, për rikthimin e leximit, e ndalur edhe gazeta ditore, për ndriçimin e fshatit. Do të riaktivizojmë këshillin e fshatit për tu kujdesur për të gjitha këto halle lartcekura dhe s`do të lejojmë fshatin për teke dy tre individëve jarana të Lutës pa këshill. Pra ne do t`ia kthejmë dinjitetin qytetarëve të fshatit tonë që treguan në zgjedhjet e fundit për besimin ndaj nesh” ka thënë Sadat Salihu kryetar i pikës Vetëvendosje në Miresh./rajonipress/


