LVV: Arnohen rrugët e sapo shtruara nga qeverisja komunale
Viti – Qeverisja nё Viti, gradualisht po përfundon mandatin e saj katër vjeçarё. Kjo qeverisje për çka mund tё mbahet mend, ёshtё funksionimi nё baza partiake dhe klienteliste, tё cilat njëherit pamundësuan implementimin e një qeverisje tё bazuara nё ligje dhe norma. Fatkeqësisht kjo qeverisje gjithë fuqinë e saj investuese e ka përqendruar nё çështjet infrastrukturore, duke u munduar që kinse me ketë prioritet tё paraqet parimin e një qeverisje tё dinjitetshme. Ky manipulim i rendit tё parё, nuk ёshtё duke arritё tё gjej hapësirë tё konsiderueshme tek masa popullore mbase e vërteta dhe dinakëria është tejet e dukshme thuhet nw reagimin e LVV dega nw Viti.
Për rrjetin e shtrirë klientelist si dhe për investimet e dyshimta njёkohёsisht edhe për shndërrimin e sektorëve lokal në mundësi rehatimi të militantëve partiak, qytetarët janë mjaftueshëm nё dijeni. Pa hyrë nё detale gjithë sektorët lokal janë tё stërmbushur mё militant partiak çka paraprakisht i bёjnё ato tё mos jenë asnjëherë profesional dhe funksional. Prioriteti me tё cilin udhëhiqet akoma autoriteti lokal-komuna ёshtё çështja e asfaltit, dikur ky prioritet konvertohej në akuzë prej LDK-së dhe iu adresohej udhëheqjes sё PDK-sё. Ndërsa tashmë kjo logjikë aplikon tё njëjtën mendësi, pra logjikё të mbi asfaltit.
Pra, të njëjtën gjë e kishte bërё edhe qeverisja e kaluar, e cila nuk mbahet mend ndryshe veçse si qeveri e mbi asfaltit. Njëjtë edhe kjo e tanishmja tani do te mbahet mend si qeveri e mbi asfaltit dhe e përfitimit material.
Asfalti sa për dijeni ёshtё i nevojshëm por jo edhe i mjaftueshëm për tё prodhuar qeverisje nё baza qytetare dhe jo diskriminuese. Ky prioritet i qeverisjes Haliti, nё disa nga vendet që ёshtё shtrirë, ёshtё bёrё pa zbatuar as kushtet minimale nga aspekti i cilësisë dhe sasisë që njëherit janë faktorë kyç për sigurimin e qendrushmёrisё.
Gjithë investimet rrugore tё qeverisjes manipulative, dhe tё padrejtë nё kuptimin e investimeve, janë pa cilësi adekuate dhe jo tё priorizuar sa i përket rёndёsisё dhe nevojës sё vet qytetarëve.
Ne Lëvizja VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti, përmes këtij reagimi publik, duam tё pasqyrojmë nё mënyrë faktike gjendjen e rrugëve tё asfaltuara hiq mё larg se qe 5 muaj. Investimet e tij me kёtё logjikё janë duke shpërdorur buxhetin qytetarë, janë duke e minuar kontributin qytetarë si dhe janë duke e mbytё konkurrencën e lirë.
Gjithë rrugët e asfaltuara prej qeverisjes Haliti, po arnohet ende pa i mbushur gjysmë viti. Pra, mjafton vetëm një dimër për t`i shkatërruar ato. Kjo ёshtё fatkeqësi për kёtё logjikё qeverisëse njëherit kjo tregon për masën e madhe tё shtrembërimit tё parasë publike veçanërisht kjo fakton edhe për përfitimin material.
Logjikisht nënkuptohet se kur rrugët prishën-shkatërrohen nё një kohë tё shkurtër atёherё e vetmja përgjigje që mund tё vie ёshtё tenderimi i kompanive çka kanë pasur bashkëpunim me qeverisjen nё fuqi.
Rrugët tё cilat ishin asfaltuar para një kohë, afërsisht 5 muaj, tash janë shkatërruar, çka i kanë detyruar organet komunal përsëri tё intervenojnë. Ne tashmë do ti prezantojmë disa nga rrugët tё cilat janë asfaltuara nё territorin e Vitisë që tashmë po arnohen pikërisht prej këtij mentaliteti tё dobët dhe jo profesional.
Kjo rrugë që po shihni ёshtё rrugë njёkahёshe ”Agim Ramadani” e cila rrugë ёshtё asfaltuar ka fundi i vitit 2016, dhe për shkak tё cilësisë sё dobët dhe mos aplikimit tё kritereve përkatëse ajo ёshtё dëmtuar tejet shumë. Njëherit i ky dështim i ka obliguar organet komunale prapë tё intervenojnë. Kjo qeverisje ёshtё e destinuar që projektet e saja t`i bёnё nga dy herё.
Ndërsa fotoja e radhёs lidhet mё rrugën Viti-Ramnisht, mё saktësisht afër Shkollës sё Mesme “Jonuz Zejnullahu”. Edhe kjo rrugë akoma pa i pёrmbushё gjysmë viti, ёshtё dëmtuar tejet shumë, duke krijuar dëshminë mjaft valide për moscilёsi dhe manipulim tё klasit tё parё. Edhe kjo rrugë ishte asfaltuar vitin e kaluar, dhe pёr shkak tё cilësisë sё dobët ka detyruar organet komunale tё arnojnë pak.
Qeverisjen aktuale tё dobët dhe tё paaftë për menaxhim mё resurset vitiase si dhe me politikat ditore po e dëshmojnë projektet e dobëta dhe tё shtrira nё lokalitetet e ndryshme përfundon reagimi i LVV dega nw Viti./rajonipress/


